GOLAT/ Barcelona i falet blerjes së re dhe merr tri pikë, Atletico Madrid nderohet nga Depay në limite

GOLAT/ Barcelona i falet blerjes së re dhe merr tri pikë, Atletico Madrid nderohet nga Depay në limite

Festa e Depay dhe Roque

La Liga në Spanjë zhvilloi dy ndeshjet e prapambetura për raundin e 20-të. Barcelona iu fal blerjes së re dhe mori tri pikë në shtëpi, duke fituar 1-0 me Osasunën. Në Madrid, Atletico sërish gjeti në fund golin e fitores duke mundur 2-1 Vallecanon.

Në "Lluis Campanys", Barcelona fitoi 1-0 me Rayo Vallecanon. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Vitor Roque në minutën e 63-të. Talenti brazilian i afruar së fundmi te Barça, përfitoi nga një pasim me të jashtme nga Cancelo. Devijimi me kokë rezultoi në fund deçiziv, teksa katalanasit rikthehen te suksesi dhe me 47 pikë marrin vendin e katërt në renditje.

Në Madrid, Atletico nuk zhgënjeu në shtëpi dhe fitoi 2-1 me Rayo Vallecanon. Te miqtë në minutën e 64 në fushë u fut Ivan Balliu. Reinildo në të 35 minutë dhe Depay në minutën e fundit të ndeshjes shënuan për "Los Colchoneros". Garcia te miqtë barazoi për momentin duelin. Atletico me 47 pikë gjendet në vendin e tretë, teksa Rayo me 24 pikë mban pozitën e 13-të.

 

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Kritikoi izraelitët, Adidas heq modelen Bella Hadid nga reklamat e atleteve

Kritikoi izraelitët, Adidas heq modelen Bella Hadid nga reklamat e atleteve