Serie A e futbollit në Itali mbylli të martën në mbrëmje raundin e 23-të. Në stadiumin 'Renato Dall'Ara' vendasit e Bolognas u mposhtën 0-3 nga Milani dhe shohin humbjen e tretë radhazi duke humbur kontaktet me zonën evropiane.
Ndeshja që në nisje foli për kuqezinjtë, teksa rezultati u zhbllokua pas 20 minutave lojë me golin e Loftur-Cheek. Anglezi mori një asist nga Rabiot dhe 'tundi rrjetën'. Në fundin e pjesës së parë, konkretisht në të 39 minutë ishte Nkunku që u tregua i saktë nga pika e 11 metërshit për golin e dytë dhe të qetësisë te Milani.
Nisja e fraksionit të dytë solli edhe golin e tretë për kuqezinjtë, këtë herë me Rabiot në minutën e 48-të. Francezi po tregohet deçiziv për të besuarit e Allegrit duke shënuar dhe asistuar sërish.
Me këtë sukses Milani mbetet në vendin e dytë, por ngjitet në kuotën e 50 pikëve, pesë më pak se Interi kryesues. Ndërkohë Bologna pas tre humbjeve radhazi e sheh veten në pozitën e dhjetë me 30 pikë.
Ndeshjen e radhës Milani e luan jashtë fushe kundër Pisas (13 shkurt), ndërsa Bologna pret Parmën.
Komente







