Kryeministri Edi Rama thotë se gjyqtarëve nuk u është përkeqësuar gjendja financiare e tyre, ndryshe nga sa pretendojnë.

Rama i sfidoi ata publikisht që të nxirrnin dokument për ta vërtetuar këtë gjë.

"Nuk jeni parti politike. Si mund të flisni me këtë gjuhë, si mund të hidhni baltë. Flisni për zbritje fiktive, të bëra nga ana e Këshillit të Ministrave. Flisni dhe për uljen, juve u është përkeqësuar gjendja financiare. Nxirrni një dokument, i keni pagat sa gjykatësit e Greqisë, e doni t’i rrisni me 2-3 mijë euro në muaj. Dhe thoni që u paskeni përkeqësuar gjendjen financiare. Nxirrni një dokument të përkeqësimit të sistemit financiar. Ju e shikoni ndryshimin e madh që ka ndodhur. Ju jeni totalisht të anshëm, duhet ta shihni te vetja.", tha Rama.


Lajmi kryesor:

'Doni të ndërhyni në ligj', Rama u përgjigjet gjyqtarëve për rritjen e pagave: Regjistrohuni si parti politike, sulmuat publikisht qeverinë