Chelsea është bërë ekipi i parë gjysmëfinalist i Carabao Cup, me Blutë e Londrës që fituan të mërkurën 1-3 në udhëtim kundër Cardiff. Ndeshja për miqtë e Marescas nuk ishte e lehtë, kjo pasi Cardiff u vendos mirë në fushë dhe pjesa e parë u mbyll pa gola.
Në fraksionin e dytë Maresca hodhi në fushë Garnachon dhe argjentinasi zhbllokoi shifrat pas 57-të minutash lojë. Paçka avantazhit, Chelsea u befasua 15 minuta para fundit të ndeshjes kur Turnbull barazoi shifrat për 1-1.
Mirëpo tetë minuta nga fundi i ndeshjes ishte sërish një zëvendësues, Pedro Neto, i cili riktheu në epërsi Chelsean. Blutë shënuan edhe golin e tretë në shtesë me Garnacho, i cili shijoi dopietën personale.
Ndeshjet e tjera çerekfinale janë: Arsenal - Crystal Palace, Manchester City - Brentford dhe Newcastle - Fulham.
Komente





