Elita e futbollit italian, Serie A, zhvilloi mbrëmjen e të mërkurës ndeshjen e prapambetur mes Milanit dhe Comos, e cila u mbyll në barazim 1-1.
Dueli pritej me ritëm dhe garë të fortë sportive, duke mos zhgënjyer tifozët. Që në minutat e para të ndeshjes të dyja skuadrat ngacmuan portat respektive, por për golin e parë duhej pritur minuta e 32-të, kur gardiani i Milanit dhe njëherazi kapiteni i kuqezinjve, Maignan, do gabonte në pasim, ndërsa Nico Paz ia doli 'të rrëmbente' topin dhe nga jashtë zone nuk e pati të vështirë të zhbllokonte shifrat për festën e miqve nga Como.
Në fraksionin e dytë trajneri Max Allegri 'shkundi' të tijtë dhe minuta e 64-t solli golin e barazimit. Pasimi fenomenal i Ardon Jasharit bëri që Rafael Leao me një parabol të 'thyente' portierin Butez dhe të barazonte shifrat në 1-1. Në fund dy skuadrat u ndanë në paqe, por trajneri i Milanit, Max Allegri, shkoi më herët në dhomat e zhveshjes pasi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 80-të.
Pas 25 ndeshjeve të luajtura në Serie A është Interi me 61 pikë që prin renditjen, ndjekur nga Milani me 54 pikë, Napoli me 50 pikë, Roma me 47 pikë dhe Juventusi me 46 të tilla. Ndërkohë Como dhe Atalanta me 42 pikë ndajnë vendet gjashtë dhe shtatë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 14:59
Rama firmos ndryshimin ligjor që ndalon GJKKO të pezullojë ministrat, jeni dakord?
-
Po
53.8%
-
Jo
41.7%
-
Jam i/e dyzuar
4.5%
Vota total: 6072
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Milano Cortina'/ Njihuni me Nazgul, qenin që 'mori pjesë' në Olimpiadën Dimërore dhe kaloi vijën e finishit (VIDEO)
18 Shkurt, 12:52
-
Vrasja e shqiptarit në Itali, merret nën hetim edhe miku i autorit të dyshuar
18 Shkurt, 12:39
-
‘Ju lutem mos hidhni lek askund’, i vëllai i të riut që u vra në Itali apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve në 'GoFundMe'
18 Shkurt, 12:02
-
'Milano Cortina'/ Lara Colturi e 10-ta në Slalomin e Lojërave Dimërore, merr fund ëndrra e Shqipërisë për medalje olimpike! Semire Dauti dhe Lisa Brunga u eliminuan
18 Shkurt, 09:40
-
Shiste drogë, pranga shqiptarit në Itali! Gjatë kontrollit të policisë iu gjet 1 kg kokainë dhe pistoletë lodër
17 Shkurt, 18:34
-
Me shumicë votash Italia i bashkohet takimit të Bordit të Paqes si vëzhguese, Ministri i Jashtëm Tajani : S’ka alternativë tjetër ndaj planit amerikan!
17 Shkurt, 18:00
-
Kishte fshehur 9 kg kokainë në sediljen e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali
17 Shkurt, 16:16
-
Merz braktis misionin për Bordin e Paqes, Meloni ndjek Berlinin! Europa ul nivelin e përfaqësimit për tryezën në Uashington
17 Shkurt, 10:13
-
Teatri historik Sannazaro në Napoli përpihet nga flakët! Evakuohen shtëpitë, katër të asfiksuar, shkrumbohet kupola (VIDEO)
17 Shkurt, 09:48
-
Macron dhe Matarella letër Osmanit, urojnë Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë
16 Shkurt, 22:13
-
Rendi i vjetër mori fund?! Gjoni për Report TV: Europa nuk do t’i shkojë pas avazit SHBA-ve
16 Shkurt, 17:17
-
Giuseppe Marotta në kundërsulm, presidenti i Interit: Gjesti i Bastonit ishte i gabuar, Juventusi fitoi 70 milionë euro përmes simulimit
16 Shkurt, 15:56