GOLAT/ Egnatia fiton me Skënderbeun dhe prin klasifikimin, Partizani mund Teutën në kryeqytet dhe ndjek rrogozhinasit

Festa e Partizanit

Superliga shqiptare e futbollit vijoi sot me ditën e dytë të javës së 19-të. Këtë të shtunë, duke nisur nga ora 13:30 Egnatia fitoi 1-0 kundër Skënderbeut dhe vijon të jetë në krye të renditjes. Në 17:00 në "Arenën e Demave", Partizani mundi 1-0 Teutën dhe ndjek rrogozhinasit. Dje, Tirana fitoi 2-3 me përmbysje kundër Dinamos. Të diel luhen Laçi - Erzeni dhe Vllaznia - Kukësi.

Në "Arena Egnatia" në Rrogozhinë, Egnatia fitoi 1-0 kundër Skënderbeut. Ndeshja e parë për vitin 2024 riktheu djemtë e Edlir Tetovës te tri pikët, që paçka se kanë bërë disa ndryshime në merkato, janë sërish ai ekipi i frikshëm që bën lojë sulmuese. Në pjesën e parë nuk pati gola, ndërsa vendimtare ishte minuta e 59-të. Vendasit fituan një penallti, kjo edhe falë neglizhencës së prapavijës korçare. Nga 11 metra nuk gaboi Fernando, që me një "panenka" e dërgoi sferën në rrjetë. Me 40 pikë, Egnatia kryeson Superligë, duke lënë korçarët në vendin e gjashtë me 22 pikë.

Debutim me tri pikë për Orges Shehin në stolin e Partizanit. "Demat e Kuq" fituan 1-0 në shtëpi kundër Teutës, sfidë kjo e vlefshme për raundin e 19-të në Superligë dhe që u zhvilluar në "Arenën e Demave" në kryeqytet. Paçka tri pikëve dhe suksesit maksimal, në fushë nuk ishte aq e lehtë për të besuarit e Shehit. Kundër skuadrës së vendlindjes, Shehi iu fal penalltisë së kthyer në gol nga Tedi Cara në të 39 minutë. Pas shtatë ndeshjeve pa fitore, Partizanit rikthehet të marrë tri pikë dhe duket se trajneri i ri është "ilaçi" i skuadrës. Tanimë me 35 pikë, Partizani mban vendin e dytë, pesë pikë më pak se Egnatia kryesuese. Teuta me 16 pikë është në fundin e renditjes dhe "Djemtë e Detit" duken në krizë.

Superliga, java 19-të:

E premte

17:00 Dinamo 2-3 Tirana

E shtunë

13:30 Egnatia 1-0 Skënderbeu

17:00 Partizani 1-0 Teuta

E dielë

13:30 Laçi - Erzeni

17:00 Vllaznia - Kukësi

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:00
VIDEO/ Orges Shehi 'ilaçi' i Partizanit, 'Demat' mundin 1-0 Teutën dhe fitojnë pas shtatë sfidave! Krizë për 'Djemtë e Detit'

Debutim me tri pikë për Orges Shehin në stolin e Partizanit. "Demat e Kuq" fituan 1-0 në shtëpi kundër Teutës, sfidë kjo e vlefshme për raundin e 19-të në Superligë dhe që u zhvilluar në "Arenën e Demave" në kryeqytet. Paçka tri pikëve dhe suksesit maksimal, në fushë nuk ishte aq e lehtë për të besuarit e Shehit. Kundër skuadrës së vendlindjes, Shehi iu fal penalltisë së kthyer në gol nga Tedi Cara në të 39 minutë. Pas shtatë ndeshjeve pa fitore, Partizanit rikthehet të marrë tri pikë dhe duket se trajneri i ri është "ilaçi" i skuadrës. Tanimë me 35 pikë, Partizani mban vendin e dytë, pesë pikë më pak se Egnatia kryesuese. Teuta me 16 pikë është në fundin e renditjes dhe "Djemtë e Detit" duken në krizë.

Ora 15:35
VIDEO/ Vit i ri, Egnatia e vjetër! Rrogozhinasit mposhtin 1-0 Skënderbeun dhe kryesojnë Superligën

Në "Arena Egnatia" në Rrogozhinë, Egnatia fitoi 1-0 kundër Skënderbeut. Ndeshja e parë për vitin 2024 riktheu djemtë e Edlir Tetovës te tri pikët, që paçka se kanë bërë disa ndryshime në merkato, janë sërish ai ekipi i frikshëm që bën lojë sulmuese. Në pjesën e parë nuk pati gola, ndërsa vendimtare ishte minuta e 59-të. Vendasit fituan një penallti, kjo edhe falë neglizhencës së prapavijës korçare. Nga 11 metra nuk gaboi Fernando, që me një "panenka" e dërgoi sferën në rrjetë. Me 40 pikë, Egnatia kryeson Superligë, duke lënë korçarët në vendin e gjashtë me 22 pikë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?

×

Lajmi i fundit

Kiara lë spitalin, publikon pamjet emocionuese me vogëlushen: Koha që burri im të bëjë 'babin hot'