Në stadiumin 'Pedro Escartin', vendasit e Guadalajaras u mposhtën të martën 0-2 nga Barcelona për fazën e 1/8 të Kupës së Mbretit në Spanjë. Sfida ishte me shumë raste dhe vendasit kishin shanse reale të kalonin më tej, por ter Stegen në portën e katalanasve ishte në formën e duhur.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, paçka rasteve të pastra në të dyja portat. Duhej minuta e 76-të që Christensen të godiste me kokë dhe falë një devijimi sfera gjeti rrjetën. Festë te miqtë në një ndeshje që ishte e vështirë për t'u zhbllokuar.
Pas këtij momenti Guadalajara pa disa raste shumë të pastra, por pa mundur të gjente barazimin. Në minutën e fundit, asisti i Lamine Yamal nxori të vetëm përballë portës anglezin Rashford, që shmangu edhe portierin për golin e qetësisë.
Kështu, Barça fitoi 0-2 në një ndeshje shumë të vështirë duke siguruar kalimin më tej në Kupën e Mbretit.
Në ndeshjet e tjera u eliminuan klube si Mallorca, Eibar, apo Gijon. Më tej kaluan edhe Valencia, Real Sociedad apo Deportivo La Coruna.
Komente





