GJERMANI - Bayern Munich po kalon një formë të frikshme në këtë fillim sezoni. Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany vazhdon marshimin perfekt, duke regjistruar 15 fitore radhazi në të gjitha kompeticionet dhe duke thelluar rekordin e saj fantastik.

‘Viktima’ e fundit e kampionëve të Gjermanisë ishte Bayer Leverkusen, duke e mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 në “Allianz Arena”. Bavarezët e zgjidhën gjithçka që në 45 minutat e para, duke siguruar tri pikët e radhës pa shumë vështirësi.

Në minutën e 25-të, Serge Gnabry zhbllokoi rezultatin me një goditje precize, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë Nicolas Jackson dyfishoi shifrat në 2-0. Në fundin e pjesës së parë, një autogol i Bade pas një tentativë për të devijuar gjuajtjen e Guerreiros, vulosi rezultatin përfundimtar 3-0.

Leverkusen nuk arriti të reagojë në fraksionin e dytë, ndërsa Bayern e mbylli ndeshjen pa e rrezikuar asnjëherë avantazhin. Me këtë fitore, bavarezët kryesojnë Bundesligën me 27 pikë, pesë më shumë se ndjekësi më i afërt, Leipzig.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?