GOLAT/ Girona fiton 2-4 dhe e gdhin e para në La Liga, Barcelona mund Sociedadin në 'frymën e fundit'

GOLAT/ Girona fiton 2-4 dhe e gdhin e para në La Liga, Barcelona mund Sociedadin në 'frymën e fundit'

Festa e Gironas

La Liga e futbollit në Spanjë është në javën e 12-të. Me fillim nga 14:00, kjo e shtunë sportive nisi me fitoren 2-4 të Gironas në udhëtim me Osasunën. Tanimë katalanasit janë në vendin e parë të renditjes, duke pritur ndeshjen e Real Madrid të diel. Barcelona iu fal golit të Araujo në limite dhe mundi 0-1 Sociedadin, duke qenë pranë kreut.

Në "Pamplona", Osasuna vendase humbi 2-4 kundër Gironas, me sfidën që hapi javën e 12-të në La Liga për këtë të shtunë. Tanimë katalanasit e vegjël janë në vendin e parë të renditjes, duke pritur përballjen e Real Madrid që ndjek me tre pikë më pak. Miqtë e Gironas kaluan në epërsi me Martin, para se Ante Budimir në minutat 25 dhe 55 të përmbyste ndeshjen për vendasit. Duhej Dovbyk, Tsygankov dhe Garcia që në 20 minuta të shënonin tre gola për Gironën, duke kthyer rezultatin në 2-4. Me 31 pikë Girona është në vendin e parë të La Liga, teksa Osasuna mbetet në vendin e 11-të.

Gol "in-extremis" që vlen tri pikë. Barcelona mundi 0-1 Real Sociedadin në "San Sebastian" duke shkuar në kuotën e 27 pikëve për vendin e tretë në La Liga. Skuadra e Xavit iu fal një goli të Araujo në fundin e sfidës, duke dalë me tri pikë nga një transfertë delikate. Pasimi i Gundogan në minutën 90+4 u shfrytëzua nga mbrojtësi, që me kokë shënoi për 0-1. Me këtë sukses Barça është katër pikë më pak se Girona kryesuese dhe një pikë më pak se Real Madrid, që ka edhe një ndeshje më pak.

La Liga - java 12-të:

14:00 Osasuna 2-4 Girona

16:15 Betis 2-0 Mallorca

18:30 Celta Vigo 1-1 Sevilla

21:00 Real Sociedad 0-1 Barcelona

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:00
Një gol në minutën e 90+4, Barcelona mund Sociedadin në 'San Sebastian' (VIDEO)

Gol "in-extremis" që vlen tri pikë. Barcelona mundi 0-1 Real Sociedadin në "San Sebastian" duke shkuar në kuotën e 27 pikëve për vendin e tretë në La Liga. Skuadra e Xavit iu fal një goli të Araujo në fundin e sfidës, duke dalë me tri pikë nga një transfertë delikate. Pasimi i Gundogan në minutën 90+4 u shfrytëzua nga mbrojtësi, që me kokë shënoi për 0-1. Me këtë sukses Barça është katër pikë më pak se Girona kryesuese dhe një pikë më pak se Real Madrid, që ka edhe një ndeshje më pak.

Ora 22:24
Nerva në La Liga, futbollisti i Spanjës shkul monitorin e VAR dhe e hedh në tokë (VIDEO)


Celta Vigo barazoi 1-1 kundër Sevilla për javën e 12-të në La Liga. Ndeshja në stadiumin "da Balaidos" nuk kaloi pa polemika, me vendasit që u nervozuan me arbitrin Hernandez. Te Vigo pretendonin një penallti në fundin e lojës, teksa kryesori nuk u konsultua me VAR.

Kapiteni i Celtas, Iago Aspas, i ndërruar minuta më parë dhe gjendur në stol, nga nervat hodhi në tokë monitorin e VAR-it.

Pak minuta pasi shfryu zemërimin, Aspas iu përgjigj pyetjeve të DAZN dhe tregoi inatin: “Kam parë atë që kanë parë të gjithë. Javën e kaluar na ndodhi në Girona dhe është e njëjta gjë. Duket se sa herë që nxjerrim kokën nga zona e ftohtë duan të na zhytin më thellë. Me gjithë atë që na kanë borxh, ne duhet të jemi pothuajse në Ligën e Kampionëve. Çfarë do të shihni nga VAR? Intensiteti i një kapjeje kur e shihni se kapja është shumë e qartë? Epo, ne do të përpiqemi të vazhdojmë, nëse na lejojnë dhe do të fitojmë në San Mamés. Dhe nëse jo, atëherë do të mbetemi me fytyrën e sotme", tha 35-vjeçari që ka luajtur edhe me Spanjën.

Vigo vuan një sezon jo të mirë, pasi gjendet në tre skuadrat e fundit të renditura në tabelë.

Ora 17:21
VIDEO/ Girona fiton 2-4 në udhëtim, katalanasit kryesojnë La Ligën

Në "Pamplona", Osasuna vendase humbi 2-4 kundër Gironas, me sfidën që hapi javën e 12-të në La Liga për këtë të shtunë. Tanimë katalanasit e vegjël janë në vendin e parë të renditjes, duke pritur përballjen e Real Madrid që ndjek me tre pikë më pak. Miqtë e Gironas kaluan në epërsi me Martin, para se Ante Budimir në minutat 25 dhe 55 të përmbyste ndeshjen për vendasit. Duhej Dovbyk, Tsygankov dhe Garcia që në 20 minuta të shënonin tre gola për Gironën, duke kthyer rezultatin në 2-4. Me 31 pikë Girona është në vendin e parë të La Liga, teksa Osasuna mbetet në vendin e 11-të.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tiku: 05/11/2023 10:41

    Barca ka shprese zoti ja dhuroi die fitoren qe mase kthen se duhet dhe fitore me fate qe te fitosh kampionatin. Arauco qe shenoi qe me i mire die oer barcen dhe zoti e shperbleu. Mbas 2 penalltive te analuara me Madritin dhe humbjes ne fund zoti i shperbleu die. Societat grand ekip me suprizoi pa mase. Suksese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Fier, i kërkoi favore seksuale klientes, hetohet në gjëndje të lirë avokati

Fier, i kërkoi favore seksuale klientes, hetohet në gjëndje të lirë avokati