GOLAT/ Griezmann hero, Atletico përmbys 3-1 Gironan në La Liga

La Liga e futbollit në Spanjë është në raundin e 31-të. Kjo e shtunë sportive nisi në orën 14:00, me Atletico Madridin që fitoi 3-1 kundër Gironas.

Sfida nuk nisi mirë për djemtë e Simeones që e pësuan që në minutën e katërt. Ishte Dovbyk që pas asistit të Coto kaloi katalanasit në avantazh duke shokuar madrilenët.

Duhej minuta e 34 që Griezmann të vendoste ekuilibrat, për t'i hapur rrugë përmbysjes. Në shtesën e pjesës së parë Correa shënoi për 2-1, ndërsa sërish Griezmann në pjesën e dytë shënoi dopietën personale dhe "vulosi" ndeshjen në 3-1.

Girona paçka humbjes mbetet në kuotën e 65 pikëve për vendin e katërt, ndërsa Atl. Madrid me 61 pikë mban vendin e katërt.

VIDEO E GOLAVE

S.DH/N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Veliaj i bashkohet mbledhjes së Këshillit Bashkiak online: Inkurajoj SPAK! Protesta për halle personale, kemi kundër llumin

Veliaj i bashkohet mbledhjes së Këshillit Bashkiak online: Inkurajoj SPAK! Protesta për halle personale, kemi kundër llumin