Barcelona e këtij sezoni në La Liga është kthyer në tmerr për kundërshtarët. E fundit që e pësoi ishte Racing Santander, që për javën e 6 të kampionatit u shpërtallua 7-2 në Camp Nou. Serinë e golave e nisi Joao Cancelo i cili realizoi në mënyrë spektakolare nga jasht zone, ndërsa shpejt dyfishoi Rapinha me ‘dopietë’.

Racing u përpoq të reagonte dhe e bëri me ish-mesfushorin e Partizanit Maguette, i cili shkurtoi përkohësisht. Në vijim një autogol pas goditjes së Cancelo-s thelloi diferencat, ndërsa më pas Rapinha realizoi sërish para se Yamal të humbiste një penallti në 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë sërish Rapinha, por këtë herë me penallti dhe më pas Gabriel Jesus e Yamal vulosën fitoren tenistike 7-2. Me këtë sukses Barcelona u rikthye të udhëheqë La Liga-n me pikë të plota pas 6 javësh, duke lënë pas Real Madridin. Për t’u evidentuar edhe fakti se në 6 ndeshje Barcelona ka shënuar plot 28 gola në kampionat, me një mesatare prej 4.7 golash për ndeshje.

Fitore me rezultatin e thelllë 4-0 siguroi edhe Atletico Madrid kundër Osasuna-s. Pjesën e parë e vulosi sulmuesi i huazuar nga Juventus Jonathan David, ndërsa në pjesën e dytë realizuan Lee Kang-In, Le Normand dhe Baena. Me këtë sukses Atletico Madrid u ngjit në vendin e 3 me 13 pikë, 5 më pak se Barcelona kryesuese.