Inter Miami është kampion në Konferencën Lindore në MLS amerikane të futbollit. Të udhëhequr nga Lionel Messi, Miami përmbysi 6-2 New England Revolution të Giacomo Vrionit, edhe pse miqtë shënuan dy herë të parët.
Inter Miami ka marrë fitoren e 22-të këtë edicion në MLS në ndeshjen e fundit të kampionatit të rregullt para se të filloj gara e ‘Play-Off’. Messi shënoi tre gola brenda 11 minutave (78′, 81′ dhe 89′) për rezultatin përfundimtar 6-2, edhe pse nuk ishte në fushë ngaminuta e parë.
Kjo fitore ka qenë e veçantë për Inter Miamin, pasi ka thyer një rekord të madh në MLS, duke u bërë skuadra me më së shumti pikë brenda kampionatit të rregullt. Inter Miami ka grumbulluar 74 pikë dhe rekordin e mbante pikërisht kundërshtari i tyre, New England Revolution me 73 të tilla.
Tre golat e tjerë për Inter Miamin në këtë sfidë u shënuan nga Luis Suarez me dy realizime dhe Cremaschi me një tjetër. Leo Messi e mbylli sezonin e rregullt në MLS me 20 gola dhe 17 asistime, teksa Luis Suarez gjithashtu ishte fantastik me 20 gola e nëntë asistime.
Me këtë sukses Inter Miami merr një vend në Kupën e Botës për Klube, e cila do zhvillohet në 2025 në SHBA.