GOLAT/ Kane 'dopio' nga penalltia dhe Sane, Bayern Munich kalon 3-0 Werder Bremen! Mbetet në krye të Bundesligës

GOLAT/ Kane 'dopio' nga penalltia dhe Sane, Bayern Munich kalon 3-0 Werder Bremen! Mbetet në krye të Bundesligës

Harry Kane dhe Leroy Sane

Bundesliga gjermane e futbollit është në raundin e 21-të. Të premte Bayern Munich fitoi 3-0 kundër Werder Bremen dhe vijon të mbetet i qetë në krye të klasifikimit.

Pjesa e parë e ndeshjes nuk ishte e thjeshtë për bavarezët, me miqtë që u mbrojtën mirë dhe shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin e bardhë. Në fraksionin e dytë ishte një prekje e topit me dorë në zonë që bëri arbitrin të akordonte 11 metërsh për vendasit. Harry Kane u tregua i saktë dhe i dha epërsinë të besuarve të Kompany.

Goli çliroi bavarezët që shënuan edhe të dytin me Sane, i cili nuk mund të gabonte pas pasimit të Laimer. Në shtesën e shtatë kishte sërish vend për një tjetër penallti dhe Kane siguroi dopietën personale.

Tanimë pas 21 ndeshjeve të luajtura Bayern Munich e gjen veten në krye të Bundesligës me 54 pikë dhe vetëm një humbje, ndjekur nga Leverkusen me 45 pikë dhe një ndeshje më pak.

Nga ana tjetër Bremen me 30 pikë merr humbjen e shtatë këtë sezon dhe mbetet në pozitën e tetë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Dënimi i Marin Le Pen, kryetari i partisë Rassemblement National bën thirrje për protesta: Demokracia franceze po ekzekutohet

Dënimi i Marin Le Pen, kryetari i partisë Rassemblement National bën thirrje për protesta: Demokracia franceze po ekzekutohet