GOLAT/ Kukësi turpëron Laçin, Bylis mposht Erzenin në Durrës! Vllaznia fiton me Teutën, Kastrioti befason Egnatian! Tirana 1-1 Partizani

Vllaznia 1-0 Teuta

Superliga shqiptare e futbollit ka zhvilluar katër nga ndeshjet e javës së 33-të. Me fillim në 15:00, Kukësi ka mposhtur 3-0 Laçin, Erzeni humbi 1-2 në Durrës me Bylisin. Në "Loro Boriçi", Vllaznia fitoi 1-0 me Egnatian falë golit të Çobës, teksa Kastrioti fitoi 1-0 me Egnatian. Në 18:30 Tirana barazoi 1-1 me Partizanin.

Në "Loro Boriçi", Vllaznia fitoi 1-0 me Teutën për javën e 33-të të Superligës. Një gol i Mehdi Çobës në minutën e 12-të vendosi ndeshjen, me shkodranët që marrin tri pikë pas katër javësh pritje. Edhe pas 12 minutave shtesë, Vllaznia siguroi tri pikët, teksa pas ndeshjes lojtarët e Teutës kontenstuan ashpër arbitrimin.

Në stadiumin "Niko Dovana" në Durrës, Erzeni humbi 1-2 me Bylisin për javën e 33-të në Superligë. Kaçori shënoi dopietë për ballshiotët në minutat 59 dhe 85, teksa për momentin barazoi Alan te shijakasit. Bylis me këto tri pikë kërkon të dalë nga zona e ftohtë kundër një rivali direkt për zonën play-out.

Kukësi fitoi 3-0 me Laçin. Djemtë e Hallaçit gjetën tri pikë kundër një rivali të fortë. Golat për verilindorët u shënuan nga Ndreca në të 59 minutë dhe dopieta e Barbosës në minutat 87 dhe 90+3.

Në "Elbasan Arena", Kastrioti fitoi 1-0 me Egnatian për javën e 33-të në Superligë. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 82-të nga Greca. Në minutën e 36-të të ndeshjes, Egnatia mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Malotës.

Superliga - java 33:

15:00

Kukësi 3-0 Laçi (Ndreca 59', Barbosa 87', 90+3')

Erzeni 1-2 Bylis (Alan 79' / Kacorri 59', 85')

Vllaznia 1-0 Teuta (Çoba 12')

Kastrioti 1-0 Egnatia (Greca 82')

18:30

Tirana 1-1 Partizani (Air Albania)

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:20
VIDEO/ Kastrioti befason Egnatian, një gol dhe karton i kuq në Elbasan

Në "Elbasan Arena", Kastrioti fitoi 1-0 me Egnatian për javën e 33-të në Superligë. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 82-të nga Greca. Në minutën e 36-të të ndeshjes, Egnatia mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Malotës.

Ora 17:19
VIDEO/ Erzeni i pafuqishëm, Bylisi e mund në 'Niko Dovana'

Në stadiumin "Niko Dovana" në Durrës, Erzeni humbi 1-2 me Bylisin për javën e 33-të në Superligë. Kaçori shënoi dopietë për ballshiotët në minutat 59 dhe 85, teksa për momentin barazoi Alan te shijakasit. Bylis me këto tri pikë kërkon të dalë nga zona e ftohtë kundër një rivali direkt për zonën play-out.

Ora 17:17
Kukësi tripletë Laçit, kurbinasit turpërohen në transfertë (VIDEO)

Kukësi fitoi 3-0 me Laçin. Djemtë e Hallaçit gjetën tri pikë kundër një rivali të fortë. Golat për verilindorët u shënuan nga Ndreca në të 59 minutë dhe dopieta e Barbosës në minutat 87 dhe 90+3.

Ora 17:16
Vllaznia gjen tri pikët pas 102 minutave, fiton me Teutën në Shkodër! Durrsakët revoltë kundër arbitrit (VIDEO)

Në "Loro Boriçi", Vllaznia fitoi 1-0 me Teutën për javën e 33-të të Superligës. Një gol i Mehdi Çobës në minutën e 12-të vendosi ndeshjen, me shkodranët që marrin tri pikë pas katër javësh pritje. Edhe pas 12 minutave shtesë, Vllaznia siguroi tri pikët, teksa pas ndeshjes lojtarët e Teutës kontenstuan ashpër arbitrimin.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?

×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë