GOLAT/ Lecce e shqiptarëve përmbysje të 'çmendur' kundër Fiorentinës, Bilbao s'e kursen Mallorcan

Lecce, skuadra e Seria A ku aktivizohen tre futbollistë shqiptarë, ka marrë një fitore të çmendur kundër Fiorentinës për javën e 22. Kjo sepse tre pikët u siguruan me përmbysje me rezultatin 3-2, por më interesante është fakti që Fiorentina udhëhiqtë 1-2 deri në minutën e 89.

Pak sekonda më pas vendasit do të barazonin me Piccolin, ndërsa në minutën e 92 ndodhi befasia e madhe, pasi Dorgu i dërgoi shifrat në 3-2 kur të gjithë prisnin që kjo ndeshje të mbyllej në barazim. Festë e madhe për tifozët vendas që këtë ndeshje nuk patën titullar Ylber Ramadanin, të pezulluar për shkak kartonash, ndërsa Kastriot Dermaku vijon i dëmtuar. Gjithashtu Medon Berisha nuk u pregerua nga trajneri.

Në Bundesligë Dortmundi vijon me ulje ngritjet dhe rrezikon seriozisht zonën Champions, pasi barazoi pa gola kundër Heindenhaim.

Në La Liga Bilbao u rikthye te fitoret dhe këtë e bëri duke mposhtur thellë 4-0 Mallorcan. Golat erdhën nga dopieta e Berchiche, Gurezeta dhe në fund Munain.

Ndërkohë në Ligue 1 Paris SG nuk e pati të lehtë kundër Strasbourg, por në fund ia doli të fitonte me shifrat 1-2. Mbappe humbi një penallti para se të realizonte në minutën e 31, ndërsa më tej Asensio dyfishoi shifrat. Në minutën e 68 vendasit shkurtuan shifrat, por pavarësisht tentativave deri në fund dolën pa pikë. Me këtë fitore, të paktën përkohësisht, paris SG e dërgoi diferencën me Nicen e vendit të dytë me 9 pikë.

 

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore