Serie A e futbollit në Itali nisi të premte me raundin e 35-të. Në 'Arenën Garibaldi' të Pisas, vendasit u mposhtën 1-2 nga Lecce dhe së bashku me Veronën janë dy skuadrat e para që zyrtarisht janë rrëzuar nga elita e futbollit italian. Ylber Ramadani luajti 90 minuta për Leccen.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa ndeshja u zhbllokua në minutën e 52-të. Lameck Banda mori një pasim nga Cheddira dhe e ndali topin në fundin e rrjetës. Katër minuta më pas, Mehdi Leris barazoi gjithçka në 1-1.

Goli i tri pikëve për Leccen u shënua nga Walid Cheddira në minutën e 65-të. Me këtë sukses puljezët (32 pikë) hedhin një hap shumë të rëndësishëm drejt shpëtimit të sezonit. Nga ana tjetër Verona me 19 pikë dhe Pisa me 18 pikë janë rrëzuar zyrtarisht në Serie B.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Maj, 08:14

    1 Maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?