Bundesliga gjermane e futbollit ka zhvilluar këtë të shtunë gjashtë nga ndeshjet e javës së gjashtë. Bie në sy fitorja e Bayer Leverkusen 0-3 në transfertë me Mainz, me "Aspirinat" që mbajnë kreun e Bundesligës me 16 pikë.
Për Leverkusen në fushë ishte edhe Granit Xhaka, ndërsa golat u shënuan nga van den Berg (outogol), Grimaldo dhe Hofmann. Fitore edhe për Gladbach, Stuttgart dhe Wolfsburg, teksa surprizën e bëri Heidenheim që mundi 1-0 Union Berlinin.
Në "Red Bull Arena", Leipzig dhe Bayern Munich barazuan 2-2 në një ndeshje me gola, ritëm, raste dhe luftë sportive. Vendasit e Marko Rose shënuan dy herë në pjesën e parë me Openda dhe Lukeba në minutat 20 dhe 26, duke mos mbajtur dot epërsinë e dy golave.
Në pjesën e dytë Kane shkurtoi epërsinë e vendasve në minutën e 57-të nga penalltia, ndërsa Sane në minutën e 70-të barazoi për 2-2. Pas kësaj jave, Leverkusen me 16 pikë prin renditjen, ndjekur nga Stuttgart me 15-të pikë, Bayern Munich dhe Dortmund me 14-të dhe Leipzig me 13-të.
Bundesliga - java 6 - e shtunë:
Bochum 1-3 Gladbach
Koln 0-2 Stuttgart
Heidenheim 1-0 Union Berlin
Mainz 0-3 Leverkusen
Wolsfburg 2-0 Eintracht Frankfurt
RB Leipzig 2-2 Bayern Munich
Golat e RB Leipzig 2-2 Bayern Munich:
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
15.5%
-
Jo
76.8%
-
Jam i/e dyzuar
7.6%
Vota total: 2367
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Real Madridi ‘shpërfytyron’ 3-0 Man. Cityn, tripletë nga Valverde! PSG likuidon me ‘shuplakë’ Chelsean, Bodo/Glimt një realitet! Arsenali frenohet në Leverkusen
11 Mars, 22:54
-
Humbja e Atalantës 'vulos' dështimin e futbollit italian, ekipi i pestë në Champions League është vetëm një mirazh
11 Mars, 11:40
-
Champions League/ 'Melodia' e kampionëve vijon sot me Real Madrid - Man. City dhe PSG - Chelsea! Arsenali luan në Leverkusen, Sportingu në acarin e Bodos
11 Mars, 08:48
-
Champions League/ Liverpooli humbet në Stamboll, Barça ndalet 1-1 në Angli! Bayern luan ‘tenis’ në Itali, Atl. Madridi ‘shuplakë’ për Spursat
10 Mars, 22:59
-
Sot katër përballje gjigantësh, Champions League luan aktin e parë për fazën e 1/8-ave në dy ditë! Barcelona, Bayern e Liverpool në fushë
10 Mars, 11:53
-
GOLAT/ Bayern Munich 'poker' kundër Gladbach, fiton 4-1 dhe shkëputet në krye të Bundesligës
7 Mars, 12:20
-
GOLAT/ Bayern Munich vendos 'një dorë' te titulli kampion në Bundesligë, përmbys 2-3 Dortmundin në 'Der Klassiker'! Dopietë nga Kane
1 Mars, 10:56
-
Renditja e UEFA-s/ Anglia 'arratiset' në krye, Italia i afrohet Gjermanisë dhe synon vendin shtesë në Champions League
28 Shkurt, 12:34
-
Champions League mëson çiftet e fazës së 1/8-ave, Real Madridi përballet me Man. Cityn, PSG - Chelsea! Bayern dhe Arsenal rivalë të lehtë në letër
27 Shkurt, 10:14
-
Bodo/Glimt ‘gjunjëzon’ Interin, e mposht 1-2 në Itali dhe e eliminon nga Champions League! Në fazën e 1/8-ave kualifikohen edhe Atl. Madridi, Leverkuseni e Newcastle
24 Shkurt, 22:52
-
Champions League/ Interi sot për përmbysjen e madhe kundër Bodo/Glimt, Newcastle dhe Leverkusen me 'një këmbë' në fazën e 1/8-ave! Atl. Madridi luan në shtëpi
24 Shkurt, 11:01
-
Harry Kane 'i abonuar' me golin, Bayern Munich likuidon Eintracht Frankfurt (VIDEO)
21 Shkurt, 19:29