Premier League në Angli vijoi këtë të diel me ndeshjet e javës së 19-të. Liverpool nuk e diskutoi West Hamin dhe "arratiset" në krye të renditjes. Manchester City u rikthye te fitorja dhe mposhti 0-2 Leicesterin, ndërsa Armando Broja luajti ndeshjen e parë si titullar me Everton që u mposht 0-2 nga Nottingham. Forest me këtë sukses merr vendin e dytë në renditje dhe është surpriza e bukur këtë sezon. Tri pikë për Crystal Palace, ndërkohë që barazim në ndeshjet e tjera.
Në "London Stadium" vendasit e West Ham u mposhtën 0-5 nga kryesuesit e Liverpool që thellojnë diferencën me ndjekësit. Ekipi i Arne Slot me Momo Salah treguan nivel të lartë loje, teksa nuk munguan as supergolat. Takimi u zhbllokua nga Diaz pas 30 minutave lojë, ndërsa Gakpo dhe Salah shënuan edhe dy herë të tjera brenda fraksionit të parë të lojës.
Në 45 minutat e dyta Alexander-Arnold dhe Diogo Jota u kujdesën që të dhuronin dy supergola për rezultatin final 0-5. Shkëlqen Salah me një gol dhe dy asiste në këtë takim, teksa egjiptiani me këtë performancë është kandidat për "Topin e Artë" vitin që vjen.
Në "King Power Stadium" vendasit e Leicester u mposhtën 0-2 nga Manchester City. Pas pesë ndeshjeve pa sukses dhe me vetëm një fitore në 12 ndeshjet e fundit, "Qytetarët" gjetën tri pikët. Savinho në minutën e 21-të zhbllokoi ndeshjen, ndërsa Haaland "vulosi" tri pikët në pjesën e dytë për të qetësuar Guardiolën në stol. City me 31 pikë merr vendin e pestë, duke lënë Leicesterin në pozitën e 18-të me vetëm 14 pikë.
Everton u mposht në "Goddison Park" 0-2 nga Nottingham Forest. Armando Broja për vendasit luajti për herë të parë si titullar dhe në 75 minutat e zhvilluara në këtë duel nuk mundi të shënonte, por fitoi duartrokitjet e publikut. Wood dhe Giibbs-White shënuan për Nottingham, me Forest që marrin vendin e dytë në Premier League dhe janë surpriza e bukur e këtij sezoni.
Me 45 pikë Liverpool prin renditjen, ndërsa ndiqet nga Nottingham me tetë pikë më pak. Arsenal dhe Chelsea plotësojnë katërshen e parë.
Premier League, raundi 19-të:
15:30 Leicester 0-2 Manchester City
16:00
Crystal Palace 2-1 Southampton
Everton 0-2 Nottingham
Fulham 2-2 Bournemouth
Tottenham 2-2 Wolves
18:15 West Ham 0-5 Liverpool
Renditja:
Në "London Stadium" vendasit e West Ham u mposhtën 0-5 nga kryesuesit e Liverpool që thellojnë diferencën me ndjekësit. Ekipi i Arne Slot me Momo Salah treguan nivel të lartë loje, teksa nuk munguan as supergolat. Takimi u zhbllokua nga Diaz pas 30 minutave lojë, ndërsa Gakpo dhe Salah shënuan edhe dy herë të tjera brenda fraksionit të parë të lojës.
Në 45 minutat e dyta Alexander-Arnold dhe Diogo Jota u kujdesën që të dhuronin dy supergola për rezultatin final 0-5. Shkëlqen Salah me një gol dhe dy asiste në këtë takim, teksa egjiptiani me këtë performancë është kandidat për "Topin e Artë" vitin që vjen. 18 paraqitje, 17 gola dhe 13 asiste këtë sezon për Salah në Premier League.