Mohamed Salah edhe këtë vit ka vijuar traditën dhe pa postuar në kanalet e komunikimit një foto familjare për Krishtlindje. Egjiptiani ka uruar Krishtlindjet, por është hasur me një vrull komentesh "masakruese".
Salah është i besimit islam dhe në Egjipt dhe vende të tjera mbështetësit e tij nuk e kanë kapërdirë faktin që ai vijon për të disatin vit të urojë Krishtlindjet.
“Kush po të detyron ta bësh këtë?”, “Fshije këtë Mo!”, “Kjo duhet të jetë pjesë e kontratës së tij…”, “Dreqin jo. Posto diçka për Palestinën”, “Vëlla, edhe bixhozi është më i pastër se kjo”, janë vetëm disa nga komentet e shumta negative.
Veç tyre ka edhe komente me fjalë të pahijshme dhe kërcënuese. Në më shumë se 188 mijë komentet ka edhe nga ato pozitive.