Premier League në Angli mbylli të premte raundin e 18-të. Te fitorja doli Arsenali, ndërsa Brighton dhe Brentford barazuan pa gola.
Në "Emirates" Arsenali mposhti jo pa vështirësi Ipswich falë një goli. Ndeshja nisi mirë për "Topçinjtë" pasi goli që në fund rezultoi me vlerën e tri pikëve erdhi që në minutën e 23-të. Një krosim nga Trossard bëri që Havertz mos gabonte dhe t'i jepte të tijve fitoren. Kjo ishte ndeshja e 11-të me radhë në të gjitha kompeticionet që Arsenali nuk humbet. Tanimë ekipi i Artetas përfiton nga humbja e Chelsea dhe merr vendin e dytë në renditje me 36 pikë, gjashtë më pak se kryesuesit e Liverpool.
Në sfidat e javës së 18-të ra në sy humbja e Chelsea, Tottenham dhe Manchester United.
VIDEO/ 11 ndeshje pa humbje, Arsenali mposht 1-0 Ipswich