Pas tre fitoreve radhazi në kampionat, Real Madrid u mposht 2-1 nga baskët e Athletic Bilbao. Në ‘San Mames’ u luajt ndeshja e javës së 19-të në La Liga, kjo për shkak se Real Madrid në janar është impenjuar në Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite dhe nuk kishte tjetër datë të lirë.
Në minutën e 14-të VAR i anuloi golin Mbappe për pozicion jashtë loje. Bilbao gjeti golin me Berenguar në fraksionin e dytë, ndërsa Mbappe gaboi nga 11 metërshi në të 68 minutë, kjo për herë të dytë në harkun e një jave.
Duhej Jude Bellingham në minutën e 78-të për të vendosur ekuilibrat, ndërsa Guruteza në të 80 shënoi golin e fitores për Bilbaon.