Milani fitoi mbrëmjen e së mërkurës 0-3 kundër Interit dhe merr biletën për në finalen e Kupës së Italisë. Kuqezinjtë presin sot çiftin Bologna - Empoli për të mësuar rivalët.
NDESHJA - S'ka tripletë për Interin këtë sezon. Ky është një nga detajet e mësuara pas ndeshjes gjysmëfinale të kthimit në Kupën e Italisë, aty ku zikaltërit u mposhtën 0-3 nga 'kushërinjtë' e Milanit. Me rezultatin e përgjithshëm 4-1 Milani është finalisti i parë i Kupës së Italisë, teksa "ia ka marrë dorën" Interit këtë sezon.
Në "San Siro" përballja nisi me stadiumin plot dhe një minutë heshtje në kujtim të Papa Françeskut, i ndarë nga jeta të hënën e 21 prillit. Ngacmimet e para në portat respektive nuk munguan, por duhej minuta e 36-të që Luka Jovic të kalonte në epërsi Milanin. Edhe në nisje të pjesës së dytë ishte sërish Jovic që gjeti golin e dytë dhe të qetësisë, ndërsa Interi nuk "u zgjua".
Për t'i vendosur "kapakun" eliminimit të Interit mendoi Reijnders, që në minutën e 85-të shënoi golin e qetësisë pas asistit të Leaos. 53 minuta si titullar për Interin luajti edhe Kristjan Asllani.
Kështu Milani është finalisti i parë i Kupës së Italisë dhe pasi i mori Interit trofeun e Superkupës, e largon edhe nga Kupa. Megjithatë Interi bashkëkryeson Serie A me Napolin dhe ndodhet në gjysmëfinalet e Champions League ku e pret një përballje dyshe me Barçën.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Maj, 12:13
A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?
-
Po
55.7%
-
Jo
39.4%
-
Jam i/e dyzuar
4.9%
Vota total: 508
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Gol fantastik nga jashtë zone, Stiven Shpendi lë portierin pa lëvizur
14 Maj, 13:06
-
Finale prestigji, Milani dhe Bologna kërkojnë sot trofeun e Kupës së Italisë
14 Maj, 12:16
-
Itali/ Sampdoria rrëzohet në Serie C për herë të parë në histori
14 Maj, 09:08
-
Igli Tare: Milani është objektiv për të gjithë, do të ishte një nder! Jam gjysmë italian
13 Maj, 11:41
-
Rama intervistë për ‘Corriere’: Këmbëngulja ka fituar, në vitin 2030 do të jemi gati për BE-në! Ja çfarë më shkroi ‘motra ime’ Meloni
13 Maj, 00:29
-
Papa Leoni XIV letër Fortlumturisë Joanit, e fton për meshën e inaugurimit në Vatikan
12 Maj, 17:15
-
Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, arrestohet 40-vjeçari në Rinas! Pritet të ekstradohet në Itali (EMRI)
12 Maj, 14:40
-
Vatikan/ Papa Leon i XIV takohet me kardinalët pasi u zgjodh në krye të kishës! Kardinali i Madagaskarit: Është një papë i shkëlqyer
10 Maj, 15:44
-
Itali/ Në kërkim për trafik droge, 39-vjeçari shqiptar kapet me 20 mijë euro cash dhe rreth 1 kg kokainë e hashash në makinë! I gjendet dhe një pistoletë e Luftës së Dytë Botërore
10 Maj, 13:27
-
GOLAT/ Milani është për Europë, përmbys 3-1 Bolognan në sfidën direkte
10 Maj, 11:34
-
I dënuar në Itali për tentativë vrasje e trafik droge, Prokuroria e Tiranës sekuestron pronat e Valter Duros
10 Maj, 11:19
-
Itali/ Pjesë e trafikut të drogës, 18-vjeçari shqiptar kapet me mbi 1 kg kokainë të pastër! E kishte kthyer apartamentin në laborator narkotikësh
10 Maj, 09:41