Serie A e futbollit në Itali mbylli të hënën raundin e 14-të. Pas kësaj jave, Milani dhe Napoli me nga 31 pikë bashkëkryesojnë renditjen.
Në 'Olimpikun' e Torinos, vendasit u mposhtën 2-3 me përmbysje nga Milani. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje monumentale dhe paçka dy golave të pësuar shpejt, ditën të reagonin dhe të merrnin tri pikët. Torino befasoi miqtë kur pas 17 minutash lojë e gjeti veten në avantazhin e dyfishë falë golave të Vlasic (penallti) dhe Zapatas. Mirëpo, Adrien Rabiot në minutën e 24-t shkurtoi me një supergol nga afro 30 metra. Në fraksionin e dytë duhej amerikani Christian Pulisic që me dy golat e tij në minutat 67-të dhe 77-të të përmbyste gjithçka për 2-3. Për Torinon, Kristjan Asllani luajti 90 minuta, ndërsa Ardian Ismajli s'ishte sërish i gatshëm për shkak të një dëmtimi muskulor.
Po të hënën, Parma fitoi 0-1 në Pisa falë penalltisë që u kthye në gol nga Benedyczak në minutën e 40-të. Edhe Genoa fitoi në udhëtim 1-2 kundër Udineses.
Serie A, raundi 14-të:
E hënë, 08 dhjetor 2025
Pisa 0-1 Parma
Udinese 1-2 Genoa
Torino 2-3 Milan
Renditja:

Komente