ITALI - Serie A në Itali filloi sezonin 2025-26 me surpriza që në raundin e parë. Kuqezinjtë e Milanit u mposhtën 1-2 në shtëpi nga Cremonese, ekip që një sezon më parë luante në Serie B. Paçka shumë blerjeve me peshë dhe pritshmërive të larta, fusha tregoi se Massimiliano Allegri nuk e ka ende në formë ekipin.
Përballja nisi me golin e miqve në minutën e 28-të. Një krosim i Zerbin u shfrytëzua mirë nga Baschirotto, me këtë të fundit që 'iu vodh' bukur mbrojtjes vendase dhe me kokë e la sferën pas krahëve të Maignan. Kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe ia dolën të barazonin me Pavlovic në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Një krosim i Estupinian bëri që serbi me kokë të barazonte shifrat.
Në fraksionin e dytë Allegri hodhi në fushë Jimenez, Jasharin dhe Chukuezen, por ishin miqtë modestë që shënuan me një gol fantastik. Krosimi i Pezzellas bëri që nga brenda zone Bonazzoli me një veprim akrobatik në gjysmëlartësi, të gjente rrjetën. Paçka se kishte mbetur edhe gjysmë ore lojë, Milani nuk ia doli të barazonte duke treguar se fusha është ndryshe nga llogaritë në letër.
Në ndeshjet e tjera, kampionët e Napolit fituan 0-2 në udhëtim kundër Sassuolos me golat e McTominay dhe De Bruyne. Ndërkohë që Roma mposhti 1-0 Bolognan në kryeqytet me golin e Wesley Franca.
Serie A, raundi i parë - 23 gusht 2025:
Genoa 0-0 Leçe
Sassuolo 0-2 Napoli
Milan 1-2 Cremonese
Roma 1-0 Bologna
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si po e menaxhon qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
53.1%
-
Keq
35%
-
Nuk e di
11.9%
Vota total: 748
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
La fushën i dëmtuar, mësohet grada e lëndimit dhe koha e rikuperimit për Berat Gjimshitin
11 Janar, 12:51
-
VIDEO/ Soule bën heroin, Roma fiton 2-0 kundër Sassuolos
11 Janar, 09:48
-
GOLAT/ Roma mposht Sassuolon dhe garon për titullin në Serie A, Gjimshiti dëmtohet në fitoren e Atalantës! Sot në fushë Milani, mbrëmja kulmon me Inter - Napoli
11 Janar, 09:46
-
M.City 'bën masakër' në FA Cup, Roma rikthehet në zonën 'Champions' në Seria A! Bologna mbetet thatë në fund (VIDEO)
10 Janar, 22:02
-
VIDEO/ Përleshje mes tifozëve të Comos dhe Bolognas para ndeshjes së Serie A, hedhje shishesh e shkopinjsh nga ultrasit
10 Janar, 15:37
-
Klubi nga Parisi futet në garë për shërbimet e Kristjan Asllanit, presidenti i Torinos: Në janar mund të ndodhin shumë gjëra
10 Janar, 13:00
-
VIDEO/ Spektakël me katër gola, Cremonese dhe Cagliari ndahen 2-2
9 Janar, 09:22
-
VIDEO/ Milani bën hap fals në shtëpi, Genoa e ndal në barazimin 1-1! Miqtë gabojnë penallti në shtesë
9 Janar, 09:20
-
GOLAT/ Leao nderon Milanin në shtesë, vetëm një pikë dramatike kundër Genoas! Interi shkëputet në krye të Serie A
9 Janar, 09:17
-
U afrua me bujë, De Bruyne drejt largimit nga Napoli që në janar
8 Janar, 15:01
-
Lajm i mirë për Juventusin, Vlahovic kërkon të jetë në fushë kundër Interit
8 Janar, 14:12
-
VIDEO/ Napoli hap fals në shtëpi, ndalet 2-2 nga Verona
8 Janar, 09:11