ITALI - Futbolli elitar italian, Serie A, mbylli mbrëmjen e të hënës raundin e 13-të. Në stadiumin 'Renato Dall'Ara', vendasit e Bolognas u mposhtën 1-3 nga Cremonese. Miqtë bënë surprizën dhe deçiziv ishte veterani Jamie Vardy me dy gola.
Cremonese u fut në fushë me më shumë besim dhe gjeti golin e parë me Martin Payero pas 31 minutash lojë, para se Jamie Vardy të shënonte golin e dytë vetëm katër minuta më vonë. Në fundin e pjesës së parë, Riccardo Orsolini shkurtoi shifrat për 1-2 duke u treguar i saktë nga pika e penalltisë.
Me nisjen e fraksionit të dytë të ndeshjes, konkretisht në minutën e 50-të, Jamie Vardy tregoi se është një 'dhelpër' e vjetër para portës, duke shënuar golin e tretë për Cremonesen. Për një muaj sulmuesi anglez mbush 39 vjeç, por mosha për të është thjesht një numër pasi në sezonin e parë në Serie A ka gjetur deri tani katër herë rrugën e rrjetës në nëntë takime.
Me këtë sukses Cremonese ngjitet në kuotën e 17 pikëve për vendin e 11-të, ndërsa Bologna me 24 pikë mban vendin e gjashtë. Milani dhe Napoli kryesojnë renditjen me 28 pikë, ndjekur nga Interi dhe Roma me 27 pikë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Dhjetor, 10:22
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?
-
Po
36.4%
-
Jo
54%
-
Nuk e di
9.5%
Vota total: 681
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Goditet banda e 'skifterëve' në Itali, arrestohen 4 shqiptarë! Ja si u futën në kurth, mijëra euro mall i grabitur (VIDEO)
24 Dhjetor, 17:38
-
Të gjithë të 'çmendur' pas yllit të Hajdukut të Splitit, Interi sfidon Barçën dhe Real Madridin për mbrojtësin 18-vjeçar
24 Dhjetor, 13:18
-
Napoli 'blindon' trajnerin Antonio Conte, De Laurentiis i ofron kontratë deri në vitin 2029
24 Dhjetor, 12:37
-
Itali/ U përplas me një automjet tjetër, kamioni me gaz të lëngshëm shpërthen në autostradë (VIDEO)
24 Dhjetor, 10:24
-
Serie A bën prapakthehu, Milan - Como nuk do luhet në Australi
23 Dhjetor, 10:06
-
Tare gjen sulmues për Milanin, Niclas Fullkrug mbërrin në Itali! Detajet e marrëveshjes
23 Dhjetor, 09:02
-
GOLAT/ Napoli fiton 2-0 kundër Bolognas në Riad dhe ngre për herë të tretë në histori trofeun e Superkupës së Italisë
23 Dhjetor, 08:45
-
Egjipt/ Turistja italiane humb jetën në përplasjen mes dy anijeve turistike në Nil
21 Dhjetor, 22:54
-
Bënin namin me vjedhje në Itali, 3 shqiptarë të arrestuar
21 Dhjetor, 17:59
-
VIDEO/ Asllani dhe Ismajli në fushë, Torino fiton 0-1 në fushën e Sassuolos
21 Dhjetor, 17:21
-
Serie A/ Katër gola në Sardegna, Cagliari dhe Pisa ndajnë pikët pas barazimit 2-2 (GOLAT)
21 Dhjetor, 14:47
-
Itali/ 20-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga policia italiane! Tentoi të arratisej edhe përplasi makinën e një karabinieri
21 Dhjetor, 11:37