ANGLI - Manchester City fitoi 0-2 të martën kundër Newcastle në "St. James Park" në aktin e parë gjysmëfinal të EFL Cup. Edhe pse Newcastle dominoi sfidën, golat u shënuan nga ekipi i Pep Guardiolës që është më pranë finales së madhe.

Pjesa e parë foli për vendasit të cilët goditën edhe dy herë shtyllën brenda një aksioni, por pa mundur të gjenin fundin e rrjetës. Në fraksionin e dytë ishte afrimi i ri i merkatos së janarit, Semenyo, i cili përfitoi nga devijimi deçiziv i Bernardo Silvës dhe e dërgoi sferën në rrjetë. Goli i dytë për ganezin me fanellën e Cityt edhe pse ka vetëm pak ditë me ekipin e ri.

Sërish Semenyo shënoi golin e dytë për Cityn, por gjithçka u anulua nga VAR për pozicion jashtë lojë. Edhe pse Newcastle u përpoq të barazonte, sërish miqtë në minutën 90+8 shënuan golin e qetësisë me Cherki.

Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave në "Etihad" do luhet më 4 shkurt dhe City ka shanse më të mëdha për të kaluar në finalen e EFL Cup.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 7 Janar, 22:17

    Si e menaxhoi qeveria situatën e përmbytjeve?