Interi është finalisti i parë i Kupës së Italisë. Zikaltërit e Cristian Chivu përmbysën 3-2 Comon të martën në 'Giuseppe Meazza' dhe do kërkojnë trofeun e dhjetë në këtë kompeticion.

Miqtë nga Como morën epërsinë 0-2 me golat e Baturinës dhe Da Cunha në minutat 32 dhe 48-të, para se Interi të bënte përmbysjen e madhe. Fillimisht Calhanoglu shkurtoi shifrat në minutën e 69-të pas asistit të Sucic, por spektakli dhe emocionet ishin lënë për në minutat e fundit.

Katër minuta para fërshëllimës finale, sërish Sucic asistoi për Calhanoglu dhe turku ia doli të barazonte me kokë rezultatin në 2-2 për dopietën personale. Me ndeshjen që i drejtohej shtesës, kroati Sucic bëri heroin dhe shënoi në minutën e 89-të, me Calhanoglu që i ktheu 'borxhin' duke i dhënë asistin final.

Festë zikaltër për një mbrëmje shumë emocionuese në Milano, ndërsa Interi bëhet finalisti i parë i Kupës së Italisë dhe pret sot të mësojë kundërshtarin që do dalë nga çifti Lazio - Atalanta, me ndeshjen e parë që është mbyllur 2-2.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Prill, 08:22

    Si ju duk strategjia e drejtorit Hita në organizimin e policisë gjatë protestës së PD?