PARIS - Ligue I në Francë nisi të premten me raundin e 18-të. Në "Parkun e Princave" në Paris, vendasit e PSG-së fituan 3-0 kundër Lille në një ndeshje me shumë raste. Pas eliminimit nga Paris FC në raundin e 1/16-ave në Kupën e Francës, PSG ia ka dalë të rikthehet te fitorja.
Kapiteni dhe veterani i Lille, Olivier Giroud, goditi dy herë shtyllën në minutat e para të ndeshjes. Pas këtij momenti PSG reagoi dhe gjeti golin e parë në minutën e 13-të me Ousmane Dembele. 'Topi i Artë' mori një pasim nga Vitinha dhe me të majtën nga jashtë zone e ndali sferën në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për PSG, teksa edhe fraksioni i dytë kishte "vals të njëjtë".
Në minutën e 64-t Dembele dhuroi një gol fantastik, pasi dribloi disa mbrojtës dhe nga afro 11 metra largësi me horizontin e bllokuar, e kaloi sferën me parabol mbi portierin Ozer për rezultatin 2-0.
Në shtesën e tretë Bradley Barcola shënoi edhe golin e tretë për PSG-në dhe me 42 pikë ekipi i Luis Enriques merr për momentin kreun e Ligue I, dy pikë më shumë se Lens, por këta të fundit luajnë sot kundër Auxerre dhe mund të rikthehen në komandë.
Komente








