GOLAT/ Ramadani e 'bën sefte' në Serie A, Lecce fiton falë golit të shqiptarit në fund! Napoli tri pikë për zonën Champions

Serie A e futbollit është në javën e 16-të. Këtë të shtunë gjithçka nisi me fitoren 2-1 të Lecces kundër Frosinones, teksa golin e tri pikëve për vendasit e shënoi Ylber Ramadani. Mesfushori i Kombëtares gjen golin e parë në Serie A. Në 18:00 Napoli fitoi 2-1 me Cagliari, teksa në 20:45 Torino mundi 1-0 Empolin.

Në stadiumin 'Via del Mare', Lecce fitoi 2-1 kundër Frosinones në sfidën e javës së 16-të në Serie A. Goli me vlerën e tri pikëve për puljezët u shënua nga Ylber Ramadani në fundin e sfidës. Dueli u zhbllokua pas 11 minutave lojë, me Picolin që kaloi vendasit në epërsi. Duhej Kaio Jorge i huazuar nga Juventusi që të barazonte gjithçka nga penalltia në minutën e 33. Kur u duk se skuadrat do ndanin pikët, Ylber Ramadani lëshoi një "silurë" nga afro 35 metra dhe ndikuar nga një devijim u ndal në rrjetë. Lecce ia doli kështu që të marrë tri pikë në shtëpi dhe Ramadani të gjente golin e parë në Serie A. Me 20 pikë Lecce mban vendin e 12-të, teksa Frosinone me 19 pikë vendin e 13.

Për raundin e 16-të në Serie A, te tri pikët doli edhe Napoli. Kampionët në fuqi të Italisë mundën në shtëpi 2-1 Cagliarin. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë, teksa tre golat u shënuan në harkun e gjashtë minutave. Osimhen në minutën e 69-të kaloi në epërsi Napolin, teksa Pavoletti tre minuta më vonë riktheu baraspeshën. Duhej goli i Kvaratskhelias në minutën e 75 për suksesin e vendasve, me Osimhen që asistoi në realizimin e dytë. Me 27 pikë Napoli merr vendin e katërt në renditje, teksa Cagliari me 13 pikë mban pozitën e 16.

Serie A, java 16-të:

15:00 Lecce 2-1 Frosinone (Picoli 11', Ramadani 89' / Kaio Jorge 33' (p))

18:00 Napoli 2-1 Cagliari (Osimhen 69', Kvaratskhelia 75' / Pavoletti 72')

20:45 Torino 1-0 Empoli (Zapata 25')

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:31
Napoli rikthehet te suksesi pas dy humbjeve, fiton 2-1 kundër Cagliarit! Kampionët rigjejnë Osimhen dhe Kvaran (VIDEO)


Për raundin e 16-të në Serie A, te tri pikët doli edhe Napoli. Kampionët në fuqi të Italisë mundën në shtëpi 2-1 Cagliarin. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë, teksa tre golat u shënuan në harkun e gjashtë minutave. Osimhen në minutën e 69-të kaloi në epërsi Napolin, teksa Pavoletti tre minuta më vonë riktheu baraspeshën. Duhej goli i Kvaratskhelias në minutën e 75 për suksesin e vendasve, me Osimhen që asistoi në realizimin e dytë. Me 27 pikë Napoli merr vendin e katërt në renditje, teksa Cagliari me 13 pikë mban pozitën e 16.

 

Ora 17:10
VIDEO/ Ylber Ramadani gol nga 35 metra në Serie A, i jep fitoren 2-1 Lecces kundër Frosinones


Në stadiumin 'Via del Mare', Leçe fitoi 2-1 kundër Frosinones në sfidën e javës së 16-të në Serie A. Goli me vlerën e tri pikëve për puljezët u shënua nga Ylber Ramadani në fundin e sfidës. Dueli u zhbllokua pas 11 minutave lojë, me Picolin që kaloi vendasit në epërsi. Duhej Kaio Jorge i huazuar nga Juventusi që të barazonte gjithçka nga penalltia në minutën e 33. Kur u duk se skuadrat do ndanin pikët, Ylber Ramadani lëshoi një "silurë" nga afro 35 metra dhe ndikuar nga një devijim u ndal në rrjetë. Leçe ia doli kështu që të marrë tri pikë në shtëpi dhe Ramadani të gjente golin e parë në Serie A. Me 20 pikë Leçe mban vendin e 12-të, teksa Frosinone me 19 pikë vendin e 13.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?