VIDEO/ Ylber Ramadani gol nga 35 metra në Serie A, i jep fitoren 2-1 Lecces kundër Frosinones

VIDEO/ Ylber Ramadani gol nga 35 metra në Serie A, i jep fitoren 2-1 Lecces kundër Frosinones

Ylber Ramadani


Në stadiumin 'Via del Mare', Leçe fitoi 2-1 kundër Frosinones në sfidën e javës së 16-të në Serie A. Goli me vlerën e tri pikëve për puljezët u shënua nga Ylber Ramadani në fundin e sfidës. Dueli u zhbllokua pas 11 minutave lojë, me Picolin që kaloi vendasit në epërsi. Duhej Kaio Jorge i huazuar nga Juventusi që të barazonte gjithçka nga penalltia në minutën e 33. Kur u duk se skuadrat do ndanin pikët, Ylber Ramadani lëshoi një "silurë" nga afro 35 metra dhe ndikuar nga një devijim u ndal në rrjetë. Leçe ia doli kështu që të marrë tri pikë në shtëpi dhe Ramadani të gjente golin e parë në Serie A. Me 20 pikë Leçe mban vendin e 12-të, teksa Frosinone me 19 pikë vendin e 13.

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Ramadani e 'bën sefte' në Serie A, Lecce fiton falë golit të shqiptarit në fund! Napoli tri pikë për zonën Champions


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës