GOLAT/ Real fiton derbin e Madridit me dopietën e Joselu, 'Galaktikët' në krye të La Ligës

Real Madrid është në vendin e parë të La Ligas spanjolle të futbollit. "Galaktikët" e Carlo Ancelottit fituan 0-2 derbi kundër Getafes, kjo për javën e 20-të dhe të prapambetur në kampionat.

Sfida nisi shpejt me gol, me Joselu që shënoi në të 14 minutë pas asistit të Lucas. Pjesa e parë do mbyllej në avantazhin minimal, teksa sërish Joselu në të 56 minutë shënoi pas pasimit final të Vinicius.

Me 57 pikë pas 22 javëve të luajtura, Real Madrid mban kreun e La Ligas, dy pikë më pak se Girona ndjekëse. Getafe me 29 pikë pozicionohet në vendin e dhjetë.

Përballja e radhës për Real Madrid do jetë të diel, ku në "Bernabeu" pret Atletico Madrid për një përballje të luftuar.

S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Veliaj vizitë dy ditore në Paris, do të pritet nga kryetarja e Bashkisë, Anne Hidalgo

Veliaj vizitë dy ditore në Paris, do të pritet nga kryetarja e Bashkisë, Anne Hidalgo