La Liga është në javën e 36-të, me fatin e kampionatit që tanimë është vendosur, teksa Barcelona ka fituar titullin kampion. Gjithçka po luhet për zonën evropiane dhe atë të mbijetesës. Në "Bernabeu", Real Madridi fitoi 2-1 derbin e vogël me Rayo Vallecano. Në Barcelonë, Espanyol barazoi 3-3 me Atl. Madrid në një ndeshje më shumë se të "çmendur". Espanyol shënoi tre herë, duke barazuar avantazhin e trefishtë të madrilenëve.
Real Madridi fitoi 2-1 me Rayo Vallecano për javën e 36-të në La Liga. Dueli u hap me një banderolë gjigante në "Bernabeu", në mbështetje të Vinicius Junior i cili u sulmua në baza racore një ndeshje më parë. Sulmuesi i madrilenëve nuk ishte i ftuar nga Ancelotti për këtë duel, paçka se iu hoq dënimi për kartonin e kuq të marrë në "Mestalla". Sfida nisi me golin e Benzema në minutën e 31 të ndeshjes, teksa barazoi de Tomas në të 84 minutë. Kur u duk se skuadrat do ndanin pikët, Rodrygo në të 89 minutë i siguroi tri pikë Real Madridit me golin e tij. Real Madrid me 74 pikë mban vendin e dytë, teksa Vallecono e Ivan Balliut me 46 pikë pozicionohet në vendin e 11-të.
La Liga - java 36-të:
Elche 1-1 Sevilla
Real Madrid 2-1 Rayo Vallecano
Villareal 2-0 Cadiz
Betis 0-1 Getafe
Espanyol 3-3 Atletico Madrid
Renditja: