Duhet të ishte një ndeshje për t'u argëtuar dhe ashtu rezultoi. Real Madridi fitoi 0-5 në udhëtim kundër Deportivo Minerva në fazën e 1/16 të Kupës së Mbretit dhe kalon më tej.
Kundër modestëve të Kategorisë së Katërt të futbollit në Spanjë, 'Galaktikët' nuk e kanë pasur të vështirë dhe gjetën golin pas vetëm pesë minutave lojë me Valverde. Brenda pjesës së parë madrilenët shënuan edhe dy herë të tjera me Camavinga dhe Guler.
Në pjesën e dytë Luka Modric shënoi golin e katërt, para se Guler të "vuloste" sfidën me dopietën personale. Pas shortit 16 skuadrat e kualifikuara deri në këtë raund do mësojnë rivalët.