Talavera de la Reina, Spanjë - Real Madridi fitoi 2-3 të mërkurën në fushën e CF Talavera për raundin e 1/16 në Kupën e Mbretit. Pjesa e parë u dominua nga të besuarit e Xabi Alonsos që shënuan dy herë me Kylian Mbappe dhe autogolin e Ferrando.
Dhjetë minutat e fundit të ndeshjes sollën golin e CF Talavera me Arroyo, i cili rihapi ndeshjen. Mirëpo, sërish Kylian Mbappe shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Real Madridin në minutën e 88-të.
Emocionet e ndeshjes nuk u mbyllën këtu, pasi CF Talavera shënoi edhe golin e dytë me Di Renzo për të "vulosur" rezultatin 2-3.
Një biletë për në fazën e radhës e siguruan edhe Atetico Madrid, që fitoi 2-3 kundër Baleares, apo edhe Alaves që fitoi 1-0 kundër Sevillas. Befasoi Villarreali që u mposht 2-1 nga Racing Santanderi dhe u eliminua.
Komente






