GOLAT/ Real Madridi 'mbret' edhe në Itali, Interi një gol në Champions League! Arsenal dhe United humbasin me përmbysje, fiton Bayern Munich

Uefa Champions League është në raundin e dytë të grupeve. Me fillim nga ora 18:45 e kësaj të marte, gjithçka nisi më fitoren 0-2 të Real Sociedad kundër Salzburg, e vlefshme për grupin D. Në sfidat e tjera, Interi fitoi 1-0 kundër Benficas, Bayern Munich përmbysi 1-2 Copenhagen, ndërsa humbje pësuan Arsenali dhe United. Reali mori tri pikë kundër Napolit në Itali.

Në stadiumin "Diego Armando Maradona" Napoli humbi 2-3 kundër Real Madridit për ndeshjen e dytë në grupin C të Champions League. Tifozët panë pesë gola dhe luftë sportive, në një ndeshje që u zhbllokua pas vetëm 19 minutash nga vendasit me Ostigard. Në të 27 minutë Vinicius Junior barazoi për 1-1, para se Bellingham të merrte topin nga mesi i fushës dhe të shënonte për golin e epërsisë te "Galaktikët". Në pjesën e dytë Zielinski barazoi ndeshjen me penallti, ndërsa duhej një "predhë" e Valverdes në minutën e 78-të që të devijohej nga Meret në portën e tij për rezultatin 2-3. Real me gjashtë pikë kryeson renditjen, ndërsa Napoli dhe Braga kanë tri pikë në këtë grup.

Interi fitoi 1-0 kundër Benficës për raundin e dytë në grupet e Champions League. Një gol i Thuram në minutën e 62-të i dha tri pikë djemve të Simone Inzaghit, që ngjiten me kuotë të njëjtë pikësh me Sociedadin kryesues, 4. Ndeshja u dominua nga italianët, që në shtëpi shpërdoruan një mori rastesh për të mbyllur ndeshjen. Tifozët mbetën "me zemër të ngrirë" deri në sekondat e fundit, kjo për shkak edhe të formës së mirë të portierit mik Trubin. Në minutën e 84 në fushë u fut edhe Kristjan Asllani, që bëri një paraqitje të mirë. Në grupin D, Sociedad dhe Inter me katër pikë ndajnë kreun, me spanjollët që kanë shënuar një gol më shumë.

Në "Red Bull Arena" në Austri, Salzburgu vendas humbi 0-2 kundër Real Sociedad. Baskët u treguan më të saktë në fushë, duke shënuar dy herë që në pjesën e parë dhe marrë përkohësisht kreun e grupit D në Champions League. Ekipi i Imanol Alguaqil shënoi me kapitenin Oyarzabal pas vetëm shtatë minutave lojë. Në 385 ndeshje dhe 86 gola për të tijtë, ky është realizimi i parë i kapitenit të Sociedad në Champions League. Mendez në të 27 minutë i "vendosi vulën" tri pikëve për spanjollët. Pas dy ndeshjeve, Sociedad me katër pikë qëndron në krye të grupit D, ndërsa më pas vjen Salzburg me tre. Këtë mbrëmje për këtë grup luhet Inter - Benfica.

Union Berlini humbi 2-3 kundër Bragës në "Olympastadion", për raundin e dytë në grupin C. Vendasit shënuan dy gola për avantazhin e dyfishtë me dopietën e Becker në minutat 30-të dhe 37-të. Niakate, Bruma dhe Castro në sekondat e fundit të ndeshjes përmbysën për portugezët. Pas raundit të dytë, Braga ngjitet në vendin e tretë në grup me tri pikë, ndërsa Union Berlin me zero pikë qëndron në fund.

Champions League - e martë - raundi 2:

18:45

Salzburg 0-2 Real Sociedad (Oyarzabal 7', Mendez 27')

Union Berlin 2-3 Braga (Bevker 30', 37' / Niakate 41', Bruma 51', Castro 90+4')

21:00

Copenhagen 1-2 Bayern Munich (Lerager 56' / Musiala 67', Tel 83')

Inter 1-0 Benfica (Thuram 62')

Lens 2-1 Arsenal (Thomasson 25', Uahi 69' / G. Jesus 14' )

Man. United 2-3 Galatasaray (Hojlund 17', 67' / Zaha 23', Arturkoglu 71', Icardi 81')

Napoli 2-3 Real Madrid (Ostigard 19', Zielinski 53' (p) / Junior 27', Bellingham 34', Valverde 78')

PSV 2-2 Sevilla ( de Jong 84' (p), Teze 90+5' / Gudelj 68', En Nesyri 87')

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
GOLAT/ Real Madridi 'mbret' i Champions League, fiton 2-3 kundër Napolit në Itali

Në stadiumin "Diego Armando Maradona" Napoli humbi 2-3 kundër Real Madridit për ndeshjen e dytë në grupin C të Champions League. Tifozët panë pesë gola dhe luftë sportive, në një ndeshje që u zhbllokua pas vetëm 19 minutash nga vendasit me Ostigard. Në të 27 minutë Vinicius Junior barazoi për 1-1, para se Bellingham të merrte topin nga mesi i fushës dhe të shënonte për golin e epërsisë te "Galaktikët". Në pjesën e dytë Zielinski barazoi ndeshjen me penallti, ndërsa duhej një "predhë" e Valverdes në minutën e 78-të që të devijohej nga Meret në portën e tij për rezultatin 2-3. Real me gjashtë pikë kryeson renditjen, ndërsa Napoli dhe Braga kanë tri pikë në këtë grup.

Ora 22:55
VIDEO/ Interi i falet Thuram, zikaltërit pa shënjestër në Champions League! Luan edhe Asllani

Interi fitoi 1-0 kundër Benficës për raundin e dytë në grupet e Champions League. Një gol i Thuram në minutën e 62-të i dha tri pikë djemve të Simone Inzaghit, që ngjiten me kuotë të njëjtë pikësh me Sociedadin kryesues, 4. Ndeshja u dominua nga italianët, që në shtëpi shpërdoruan një mori rastesh për të mbyllur ndeshjen. Tifozët mbetën "me zemër të ngrirë" deri në sekondat e fundit, kjo për shkak edhe të formës së mirë të portierit mik Trubin. Në minutën e 84 në fushë u fut edhe Kristjan Asllani, që bëri një paraqitje të mirë. Në grupin D, Sociedad dhe Inter me katër pikë ndajnë kreun, me spanjollët që kanë shënuar një gol më shumë.

Ora 20:56
Union Berlini s'mban dot avantazhin e dyfishtë, Braga e përmbys 2-3 (VIDEO)

Union Berlini humbi 2-3 kundër Bragës në "Olympastadion", për raundin e dytë në grupin C. Vendasit shënuan dy gola për avantazhin e dyfishtë me dopietën e Becker në minutat 30-të dhe 37-të. Niakate, Bruma dhe Castro në sekondat e fundit të ndeshjes përmbysën për portugezët. Pas raundit të dytë, Braga ngjitet në vendin e tretë në grup me tri pikë, ndërsa Union Berlin me zero pikë qëndron në fund.

Ora 20:54
VIDEO/ Real Sociedadi dy gola në transfertë, merr kreun e grupit D në Champions League

Në "Red Bull Arena" në Austri, Salzburgu vendas humbi 0-2 kundër Real Sociedad. Baskët u treguan më të saktë në fushë, duke shënuar dy herë që në pjesën e parë dhe marrë përkohësisht kreun e grupit D në Champions League. Ekipi i Imanol Alguaqil shënoi me kapitenin Oyarzabal pas vetëm shtatë minutave lojë. Në 385 ndeshje dhe 86 gola për të tijtë, ky është realizimi i parë i kapitenit të Sociedad në Champions League. Mendez në të 27 minutë i "vendosi vulën" tri pikëve për spanjollët. Pas dy ndeshjeve, Sociedad me katër pikë qëndron në krye të grupit D, ndërsa më pas vjen Salzburg me tre. Këtë mbrëmje për këtë grup luhet Inter - Benfica.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?

×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë