La Liga e futbollit në Spanjë është në javën e 10-të. Gjithçka filloi në mesditën e së shtunës, me Real Sociedadin që mundi 1-0 Mallorcan. Në Madrid, Getafe dhe Betis barazuan 1-1.
Në ndeshjen më të rëndësishme të ditës, Sevilla ndali në barazim 1-1 Realin e Madridit. Në "Ramon Sanchez Pizjuan" dueli ishte i luftuar, ndërsa pjesa e dytë dhuroi emocione të mëdha. Real Madrid dha shkëndijat e para që në të katërtën minutë, me VAR që i anulloi golin Valverdes.
Fundi i ndeshjes ishte emocionues, me Alaba që shënoi në portën e tij, për t'i dhënë avantazhin 1-0 Sevillas. Vetëm tre minuta më vonë, në të 78 minutë ishte Carvajal që përfitoi nga pasimi i Kross dhe vendosi ekuilibrat.
Nuk mund të mungonte sherri në këtë përballje, me Sergio Ramos që u përplas me ish-shokët e tij. Ish-kapiteni i Real e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe u ndëshkua me karton të verdhë në të 76 minutë.
Me këtë barazim, Galaktikët shkojnë në kuotën e 25 pikëve në vendin e parë, tre pikë më shumë se Girona. Sevilla me nëntë pikë shkon në vendin e 13-të.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si e menaxhoi qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
52.8%
-
Keq
35.3%
-
Nuk e di
11.9%
Vota total: 776
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spektakël me pesë gola, Barcelona fiton 3-2 finalen kundër Real Madridit dhe merr për herë të 16-të Superkupën e Spanjës
11 Janar, 22:04
-
VIDEO/ Vedat Muriqi 'makineri' golash, vetëm Mbappe ka shënuar më shumë se ai në La Liga
11 Janar, 15:04
-
El Clasico për trofeun e Superkupës së Spanjës, Flick: Mbappe është më i miri në botë! Xabi Alonso: Sfidë shumë e veçantë
11 Janar, 11:34
-
GOLAT/ Sherr e supergola, Real Madridi kalon 1-2 Atleticon dhe gjen Barcelonën në finalen e Superkupës së Spanjës
9 Janar, 09:59
-
VIDEO/ 'Bernabeu' shndërrohet në park lojërash për festat e fundvitit
26 Dhjetor 2025, 11:50
-
Zyrtare/ Endrick huazohet te Lyoni nga Real Madridi
24 Dhjetor 2025, 14:06
-
GOLAT/ Barcelona tetë fitore radhazi në La Liga, katalanasit mposhtin 0-2 Villarrealin dhe shkëputen nga 'Galaktikët'
21 Dhjetor 2025, 18:18
-
GOLAT/ Dy fitore radhazi në La Liga, Atletico Madrid 'likuidon' 0-3 Gironan në Katalonjë
21 Dhjetor 2025, 16:14
-
GOLAT/ Kylian Mbappe ndan 'kurorën' me Ronaldon, Real Madridi fiton 2-0 kundër Sevillas
21 Dhjetor 2025, 11:44
-
GOLAT/ Real Madridi vuan, fiton 2-3 kundër CF Talavera dhe kalon në 1/8 e Kupës së Mbretit
18 Dhjetor 2025, 11:38
-
Kylian Mbappe fiton gjyqin me PSG-në, ish-klubi detyrohet t'i paguajë 60 milionë euro
16 Dhjetor 2025, 13:58
-
GOLAT/ Atletico Madrid gjen suksesin pas dy humbjeve radhazi, fiton 2-1 kundër Valencias
13 Dhjetor 2025, 15:58