ITALI - Serie A e futbollit në Itali mbylli raundin e 30-të. Të hënën e 31 marsit u zhvilluan dy ndeshjet përmbyllëse, ku nuk pati asnjë fitues. Barazim në Verona dhe në Romë.

Në "Olimpico" Lazio nuk mundi të shkonte më shumë se barazimi 1-1 kundër Torinos. Me Hysajn titullar pas rikthimit nga dëmtimi, vendasit patën më shumë raste shënimi, por goli i epërsisë erdhi në minutën e 57-të nga Marusic. Ekipi 'Granata' nuk u dorëzua dhe barazoi me Gineitis në minutën e 82. Lazio mbetet në vendin e shtatë me 52 pikë, ndërsa Torino me 39 pikë pozicionohet në vendin e 11-të.

Në "Marc'Antonio Bentegodi" Verona dhe Parma nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0.

Serie A, raundi 30-të:

E hënë, 31 mars 2025

18:30 Verona 0-0 Parma

20:45 Lazio 1-1 Torino

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:25
VIDEO/ Elseid Hysaj kthehet nga dëmtimi, Lazio barazon 1-1 ndaj Torinos


Në "Olimpico" Lazio nuk mundi të shkonte më shumë se barazimi 1-1 kundër Torinos. Me Hysajn titullar pas rikthimit nga dëmtimi, vendasit patën më shumë raste shënimi, por goli i epërsisë erdhi në minutën e 57-të nga Marusic. Ekipi 'Granata' nuk u dorëzua dhe barazoi me Gineitis në minutën e 82. Lazio mbetet në vendin e shtatë me 52 pikë, ndërsa Torino me 39 pikë pozicionohet në vendin e 11-të.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Prill, 10:14

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?