Davide Frattesi, mesfushori i Italisë i cili këtë verë u transferua nga Interi te Lazio, foli nga qendra stërvitore e ‘axurrëve’ për shumë tema në prag të nisjes së Ligës së Kombeve. Fillimisht Frattesi u ndal te rikthimi i Mancini-t si trajner i Italisë, teksa më herët la ‘axurrët’ për të drejtuar Arabinë Saudite.

"Jam shumë i lumtur që Mancini është rikthyer. Sa i përket vendimit të tij për t'u larguar vite më parë nuk është diçka që më shqetëson mua apo lojtarëve të tjerë. Dhe në çdo rast, nuk mund ta fajësojmë. Do të doja të shihja se sa njerëz do të kishin vepruar ndryshe,"-tha ai.

Davide Frattesi foli sot në Coverciano, ku është në stërvitje me ekipin kombëtar për ndeshjet në Ligën e Kombeve. Ai u ndal edhe te ribashkimi me Rino Gattuso-n, ish-trajnerin e Italisë me të cilin dështuan të shkojnë në Botëror dhe që tani drejton Lazio-n.

"Shkova te Lazio sepse doja të kthehesha në atë klub, por edhe të isha me trajnerin (Gattuso-n)", shpjegoi mesfushori. "Sa gola duhet të shënoj për të kompensuar atë që ndodhi në Zenicë kundër Bosnjës? Nuk i thamë gjëra të mira njëri-tjetrit gjatë verës,"-tha Frattesi me buzëqeshje. "Ai më inkurajoi në mënyrën e tij. Ky zhgënjim është një plagë që ende rrjedh gjak, nuk flasim kurrë për të. Është një bisedë e vështirë për mua dhe për të."

Tani Frattesi duket po aq i lumtur sa ishte te Sassuolo:

"Janë dy lloje të ndryshme lumturie. Këto tre vite te Interi kanë qenë jashtëzakonisht emocionuese, me aq shumë ulje-ngritje. Viti i parë ishte i qetë, pastaj pati ulje-ngritje dhe ulje-ngritje me kulme shumë të larta. Pastaj, në një vend të caktuar, ndihesh mirë vetëm nëse luan dhe kjo është e vërteta. Tani jam jashtëzakonisht i lumtur sepse po e shijoj përsëri veten, gjë që më mungoi vitin e kaluar te Interi. Tani po arëgtohem si në periudhën kur isha fëmijë."

Italia do të luajë të premten kundër Belgjikës në stadiumin Olimpico që do të jetë i mbushur me 69 mijë spektatorë.