Bundesliga gjermane në futboll nisi këtë të premte javën e 21-të. Në "Iduna Park", Dortmundi mposhti 3-0 Freiburgun dhe shkon në kuotën e 40 pikëve për vendin e katërt.
Sfida në Dortmund u zhbllokua në minutën e 16-të nga Malen, me sulmuesin që në të 45+7 gjeti edhe dopietën personale. Goli i tretë në të 87 minutë u shënua nga Fullkrug në të 87 minutë.
Dortmund tanimë kap zonën Champions me 40 pikë në vendin e katërt. Freiburg me 28 pikë mban vendin e shtatë.
Komento