Pas videoklipit “Bonu vetvetja”, reperi Arian Agushi, i njohur si Gold AG, pritet ta lancojë edhe një album. “Shpresoj që nga fundi i qershorit do të dal albumi i gjashtë në të cilin do të përmbledh 19 deri në 20 këngë”, ka thënë Gold AG. “Këngët kanë tematika të ndryshme nga ato patriotike, fetare, sociale apo të përditshmërisë sonë. I trajtojnë të gjitha çështjet që e preokupojnë kombin tonë ”, ka shtuar Gold AG. Albumi i tij do të titullohet, “CILI”.
Su/ Shqiptarja.com