Golden State pa humbje, realizon fitoren e 14-të radhazi

/ATSH-AFP/. - Kampionet e NBA-se ne fuqi, Golden State, kane realizuar fitoren e 14-te radhazi qe nga nisja e sezonit 2015-16, e fundit ndaj Chicago 106 - 94 te premten.
Golden State me kete performance kane realizuar nje prej nisjeve me te mira te sezonit ne historine e vet.
Golden State jane "bashkuar" me Boston Celtics, te cilet ne sezonin 1957-58, kishin fituar 14 ndeshjet e tyre te para.
Tashme nuk mungon veçse nje fitore per Golden State per te arritur Washington (1948-49) dhe Houston (1993-94), te cilet kane fituar 15-te ndeshjet e para te sezonit, para se te pesonin humbjen e pare.
Suksesin e 15-te, Golden State mund ta realizojne te dielen ne Denver dhe ne rast te fitores, rekordi prej 16 ndeshjesh te fituara mund te arrihet perballe Lakers te marten e ardhshme.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai