KAVAJE- Policia e Kavajës bëri të mundur arrestimin e 19-vjeçarit Ardit Gjeta. 19-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohej për vjedhje.

Ardit Gjeta u kap rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonën turistike të Golemit. Menjëherë u bë shoqërimi i tij për në Komisariatin e Kavajës, ku do të merret në pyetje.


Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)