Golem, zbulohet banda e plazhit:
Një në pranga, dy në kërkim

KAVAJE - Policia e Kavajës ka arritur të zbulojë bandën që grabiste pushuesit në plazhin e Golemit. Vetëm në ditën e djeshme janë rregjistruar rreth katër grabitje ndaj qytetarëve në plazhin e Golemit, të cilëve u janë vjedhur sendet e tyre personale, telefona celularë, para Cash apo edhe karta krediti.

Policia e Kavajës ka bërë të ditur se bëhet fjalë për tre persona të cilët kanë bashkëpunuar më njëri- tjetrin gjatë procesit të vjedhjes së pushuesve, ndërsa njofton se njëri prej tyre është arrrestuar në flagrancë duke vjedhur dy shtetas, banues në Prishtinë dhe dy shtetas të tjerë, banues në Tiranë.

15- vjeçari me inicialet G.T, banues në Fushë- Mamurras Kurbin është arrestuar pranë Hotel “Eurodrin” duke vjedhur në mënyrë sistematike, ndërkohë që kryente vjedhje edhe në komplekse të tjera të plazhit të Golemit.

Dy bashkëpunuesit e tjerë, konkretisht, Klaudio Hekuran Muka, 19 vjeç, banues në Laç dhe Taulant Besim Sala, 18 vjeç, banues në Fushë-Mamurras, janë shpallur në kërkim.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 143 dhe 25 të Kodit Penal.

Edhe një vit më parë Policia e Kavajës në bashkëpunim me Policinë e Tiranës, ka kryer aksione ndaj personave të cilët kryenin grabitje të pushuesve në plazhin e Durrësit.

(gm/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)