Goli dedikim për të dashurën shtatëzënë, mund të ndryshojë sezonin e Kumbullës! Shumë punë për arbitrat shqiptarë në Conferencë League

Goli dedikim për të dashurën shtatëzënë, mund të ndryshojë sezonin e Kumbullës! Shumë punë për arbitrat shqiptarë në Conferencë League

Kumbulla duke festuar me Dybala-n

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla kaloi një mbrëmje për t’u mbajtur mend të enjten. Futbollisti i Romës realizoi golin e dytë në fitoren 2-0 që kryeqytetasit italian morën kundër Real Sociedad në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të Conference League. Kumbulla zgjodhi ta festonte në mënyrë të veçantë, duke ia dedikuar të fejuarës së tij e cila muajt e ardhshëm do sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit.

Në Itali dhe jo vetëm shpresojnë që ky gol të ndryshojë sezonin e Kumbullës, pasi deri më tani nuk ka gjetur hapësira te ekipi i drejtuar nga Mourinho. Jo më kot edhe kundër Sociedad hyri si zëvendësues në pjesën e dytë.

Ndërkohë fitore në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 mori edhe Juventusi, që mposhti 1-0 Freiburg-un. Golin e fitores e realizoi Di Maria me kokë në pjesën e dytë, ndërsa kualifikimi për më tej do të zgjidhet në ndeshjen e kthimit.

Sakaq Manchester United la pas poshtërimin nga Liverpool dhe mposhti 4-1 Real Betisin. Golat në ‘Old Traford’ për ekipin e Ten Hag u realizuan nga Rashford, Antony, Fernandes dhe Ëegerhost. Ndryshe nga United, Arsenal u ndal në një barazim 2-2 në transfertën e Sporting Lisbonës. Fillimisht realizuan anglezët me Saliba-n, më pas përmbysën vendasit, ndërsa në fund një autogol vulosi shifrat.

Në Conferencë League, ndeshja e parë në histori që arbitruan arbitrat shqiptarë, Fiorentina-Sivasspor e përfunduar 1-0, pati shumë tension. Kryesori Enea Jorgji u detyrua të nxirrte 7 herë kartonin e verdhë dhe njëherë të kuqin për turqit, por në fund vlerësimi për gjyqtarin ishte pozitiv.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:12
‘Goli më gëzoi shumë’, Marash Kumbulla pas fitores në Europa League: E kisha ëndërr që kur erdha te Roma

Marash Kumbulla ishte tejet i lumtur pas golit të realizuar në Europa League me Romën. Shqiptari thotë se ishte hera e parë që realizonte në krahun ku ishin të vendosur tifozët ultras të Romës dhe kjo i dha një gëzim të pamasë.

“Fitoren e dëshironim shumë dhe e merituam sepse luanim në shtëpinë tonë përpara këtij publiku të mrekullueshëm. 2-0 është një rezultat i mire, por duhet të jemi të përqëndruar edhe në ndeshjen e kthimit. Goli më gëzoi shumë pasi është hera e parë që shënoi në pjesën ku ndodhen tifozët ultras kjo ishte një ëndërr që kur erdha tek Roma, ia dola dhe jam i lumtur. Roma po rritet nga ndeshja në ndeshje dhe po punojmë shumë. Për këtë jemi të lumtur,”-përfundoi ai.

Ne.k./S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!