Zlatan Ibrahimovic nuk di të ndalet me gola në kampionatin amerikan MLS. Sulmuesi suedez ishte titullar si gjithnjë për skuadrën e tij LA Galaxy që humbi në transfertë përballë Toronto me rezultat 5-3. Por edhe pse humbi, kjo ndeshje për Ibrahimoviçin ishte speciale dhe nuk do ta harrojë kurrë.
Suedezi shënoi golin e parë për skuadrën e tij në minutën e 43-të pas një asistimi fantastik nga Dos Santos. Ibrahimoviç shënoi në mënyrë akrobatike, ndërsa për të ky ishte goli i 500-të në karrierën e tij si futbollist.
Zlatan Ibrahimoviç ka shënuar golin e 500 të karrierës së tij në ndeshjen mes Toronos dhe LA Galaxy.
Por përveç festës në një moment në fushë ka pasur një dyluftim mes kapitenit Bradley dhe Ibrahimoviç.
Në intervistën pas ndeshjes Zlatan mes festimeve ka gjetur kohë që të polemizojë edhe me ish-rivalin e Serisë A.
Bradley mendon se është një filozof i futbollit. Ndoshta nuk e di se unë kam më shumë gola se ndeshje të luajtura nga ai. Kështu që është ai që duhet të ndjekë rregullat e mia.
Zlatan Ibrahimoviç
Sipas mediave të huaja, Zlatan i është afruar në një mënyrë kërcënuese arbitrit, i cili nuk e ka ndëshkuar me kartonin e dytë për protestë ndaj tij.
Menjëherë pas episodit, Bradley ka kërkuar sqarime nga gjyqtari i ndeshjes, gjest që Ibra nuk e ka lënë t’i kalojë pa ironizuar.