Goli i 6 i Barcelonës, UEFA 
nis hetimet, frikë te katalanasit

Goli i 6 i Barcelonës, UEFA <br />nis hetimet, frikë te katalanasit
Barcelona fitoi kundër PSG-së me rezultatin 6-1, në një ndeshje me mjaft emocione e zhvilluar në “Camp Nou” të mërkurën në mbrëmje. Ky rezultat përmbysi humbjen e thellë 4:0 të ndeshjes së kaluar si dhe i garantoi katalanasve kualifikimin në çerekfinalet e Champions League.  

Megjithatë sot është mësuar se Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s do të dënojë katalanasit për golin e gjashtë të shënuar ndaj PSG-së, pasi tifozët hynë në fushë duke festuar me skuadrën.

Sipas medieve spanjolle, goli i Sergi Robertos do t’i kushtojë shumë klubit të Barcelonës, pasi është e ndaluar rreptësisht hyrja e tifozëve në fushë gjatë lojës.

Në këtë mënyrë goli i kualifikimit do t’i shkaktojë katalanasve një gjobë të majme.

Megjithatë kjo do të mësohet në ditët në vijim. Më poshtë shihni videon që tregon momentin kur tifozi fut në fushë dhe feston me Messin. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin