Goli i dyshimtë s'e shpëton Milanin, Torino i shkakon humbjen e dytë në kampionat! 'Arratiset' Napoli (VIDEO)

Torino i ka shkaktuar disfatën e dytë për këtë sezon Milanit kampion në Seria A. Skuadra ‘granada’ ka mposhtur 2-1 ‘djallin’, duke nderuar nga ana tjetër Napolin, që tani është shkëputur 5 pikë në krye nga Atalanta ndjekëse.

Në stadiumin Olimpik të Torinos vendasit realizuan dy herë në pjesën e parë fillimisht me Djidji dhe më pas Miranchuk. Në pjesën e dytë Milan u përpoq të reagonte dhe gjeti rrugën e rrjetës me Messia-s. Mirëpo ky gol u kontestua gjatë dhe ka krijuar polemika për shkak të mbajtjes së kundërshtarit nga braziliani. Gjithsesi deri në fund Milan nuk mundi ti ndryshonte historinë kësaj sfide.

Befasi në javën e 12 të Seria A ishte edhe humbja e Lazio-s. Kryeqytetasit u mposhtën në shtëpi 1-3 nga Salernitana, ndërsa Fiorentina u kthye te fitoret, duke mposhtur 1-2 Spezia-n. Kryesimin e kampionatit e mban Napoli me 32 pikë, 5 më shumë se Atalanta që mposhti pastër 0-2 Empolin.

Ndërkohë në Premier League Manchester United i mjaftoi një gol i Rashford në pjesën e parë për të fituar kundër Ëest Ham, ndërsa Arsenal u rikthye te fitoret duke shkatërruar 5-0 Nottinhgam. Për rrjedhojë ‘topçinjtë’ vijojnë të kresojnë kampionatin me 31 pikë, 2 më shumë se Manchester City ndjekës.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë