Goli i fitores në Armeni, Elbasani
nderon Armando Sadikun: Ja dolëm 

Goli i fitores në Armeni, Elbasani<br />nderon Armando Sadikun: Ja dolëm 
Bashkia e Elbasanit nderoi me titullin “Mirënjohja e Qytetit Elbasan” me motivacioni “Për kontribute në ekipin Kombëtar për kualifikimin në eliminatoret e Francë 2016 futbollistit te kombëtares Armando Sadiku. Kreu i bashkisë Qazim Sejdini i ka dorëzuar vlerësimin e mirënjohjes. 

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast merrnin pjesë edhe familjarë të futbollistit.  Sadiku është autor i golit të tretë që vulosi fitoren me Armeninë dhe kualifikoi Shqipërinë për në Francë 2016. Gjatë marrjes së titullit futbollisti Kombëtares u shpreh i emocionuar me 2 fjalë “Ja dolëm”.

Armando Sadiku është një nga ato rastet kur talentet nuk vlerësohen shumë në Shqipëri. Ai nuk u afrua dhe nuk u mbështet nga drejtues të KF Elbasanit. Lindi më 27 maj 1991 në Elbasan. E nisi karrierën me Turbinën e Cërrikut pastaj vazhdoi me Gramozin e Ersekës dhe një vit luajti me Elbasanin. Nuk gjeti hapësira në formacion dhe për këto motive emigroi. Fillimisht e afroi Locarno (Zvicër). Pastaj kaloi tek Lugano dhe aktualisht luan me Zyrihun e Zvicrës. Ka luajtur me U19 dhe U21 dhe tani është lojtar i kombëtares.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptaja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë