Goli i pësuar ndaj Atletico, Manuel
Neuer bëhet çështje, mund ta priste

Goli i pësuar ndaj Atletico, Manuel<br />Neuer bëhet çështje, mund ta priste
Atletico Madrid rikonfirmoi se është makth për Bayern-in. Skuadra madrilene dje mposhti 1-0 kampionët e Gjermanisë në “Vicente Calderon”, duke përsëritur skenarin e vjetshëm në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Pas takimit, pyetja kryesore që lindi në medie qe kjo: A mund ta ndalte portieri Manuel Neuer golin e bardhekuqve?

Shumë mendojnë se po dhe rrjedhimisht i bie që kampioni i botës të jetë fajtor për disfatën e bavarezëve në kryeqytetin spanjoll. Në të 35′, Yannick Carrasco gjuajti nga e majta në 17 metra largësi, topi goditi shtyllën dhe më pas rrjetën.

Duke e parë me xhiro të ngadalta, vëren se Neuer – kur u hodh – në fund të aksionit reagoi duke tërhequr dorën para se topi t’i drejtohej portës. E gjitha kjo u analizua në televizionin “Sky” si një çështje e madhe.

Trajneri i Hertha Berlin-it, Michael Preetz, tha: “Duket sikur Neuer tërhoqi dorën duke menduar se topi do të godiste shtyllën ose do të dilte jashtë”. Ish-portieri i Bayern-it, Raimond Aumann, dha një mendim tjetër. “Asnjë portier në botë nuk ka shans të ndalë një gjuajtje të tillë.” Megjithatë, ish-kampioni i botës, Lothar Matthäus, shprehu të kundërtën. “Do të thoja se Neuer e ka tërhequr dorën”, – theksoi ai gjatë analizës së tij.

Hidhërimi i gardianit Manuel Neuer pas golit të pësuar nga Yannick Carrasco Portieri i Bayern-it shpjegoi episodin duke mos u përpjekur të shfajësohet: “Kuptova se nuk e kapja dot topin, por mund të isha hedhur më shpejt. Duart i kisha në tokë, kështu që mund ta bëja këtë. Pastaj pata një të dhjetën e sekondës para se Griezmann të zotëronte topin e dytë”. Më pas, ai shtoi: “Dihet se ku është porta. E dija se ishte një gjuajtje krejt pranë shtyllës dhe se topi mund të merrte spondë. Nëse i ke të dyja duart në tokë, sigurisht që mund të ngrihesh më shpejt. Kur e zgjas krahun shumë, e kam më të vështirë”.

Ngushëllimi i vetëm i 29-vjeçarit ishte penalltia e humbur e sulmuesit Antoine Griezmann në të 84′. Ndryshe nga gjysmëfinalja e vjetshme në Mynih – kur Neuer u ndëshkua nga francezi – dhe gjysmëfinalja e Kampionatit Evropian – ku gjermani pësoi dy gola nga 25-vjeçari – kësaj here topi kapi traun horizontal të portës. Në fund, gjithsesi, Griezmann doli sërish fitues./Telesport

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv