Goli i pësuar nga Katari, Armand
Duka kritikon lojtarët e kombëtares

Goli i pësuar nga Katari, Armand<br />Duka kritikon lojtarët e kombëtares
Pas përfundimit të ndeshjes miqësore me Katarin, Presidenti i FSHF, Armand Duka është shprehur se goli që pësoi komëtarja në minutën e dytë ishte nga gabimet e bëra në mbrojtje. Sipas tij kuqezinjtë bënë një lojë të mirë, duke krijuar shumë raste për shënim dhe duke e vënë herë pas here kundërshtarin nën presion. Por duhet pasur kujdes se mungesa e vëmendje ndëshkohet dhe se  në Europian askush nuk ti fal gabimet, ka vijuar Duka. 

"Në pjesën e parë pas golit të Katarit, reaguam mirë. U përpoqëm dhe e vumë nën presion kundërshtarin, duke krijuar raste për shënim, duke punuar mirë, veçanërisht në krahun e majtë, nga ku rrezikuam shumë herë. Në pjesën e dytë, nuk morëm në dorë kontrollin e lojës dhe kundërshtari, na vuri në vështirësi në mesfushë, pavarësisht se nuk kishte kualitetin e duhur për të na goditur", shtoi Duka.

Presidenti Duka ka vlerësuar golin e Armando Sadiku në minutën e 64 si një gol i jashtëzakonshëm. 

"Goli i Sadikut? I jashtëzakonshëm por duhet të luanim ashtu siç ai goditi", tha ai. 

Pavarësisht fitores, me rezultatin 3-1 kundër Katarit, presidenti Duka shprehet se kërkon më shumë impenjim dhe përqëndrim nga grupi dhe shpreson që ndeshja e luajtur në stadiumin e qytetit të Hartbergut në Austri kundër Katarit të ketë shërbyer si mësim për kuqezinjtë.

"Ne duhet të japim gjithmonë maksimumin, në mënyrë që të kemi rezultat. Shpresoj shumë që kjo ndeshje të na ketë shërbyer për të korrigjuar. Fitorja, ato gjithmonë janë të rëndësishme për moralin. Por duhet të nxjerrim më shumë konkluzione nga kjo ndeshje", tha ai. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!